‘Sa më drastike karantina, aq me e thellë rënia ekonomike’, Beqiraj: Masat që duhet të marrë qeveria

‘Sa më drastike karantina, aq me e thellë rënia ekonomike’, Beqiraj: Masat që duhet të marrë qeveria

22:24, 26/03/2020

Ish këshilltarja për Ekonominë e kryeministrit Edi Rama, Irena Beqiraj në një intervistë për Fax News në emisionin ‘Radiografi’, foli në lidhje me marrjen e masave nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit si dhe për menaxhimin e situatës.

Beqiraj deklaroi se sa më të rrepta që të jenë masat e karantinës as më i thellë do të jetë reçensioni ekonomik i vendit.

Sipas saj që të ketë sa më pak dëme në ekonomi, duhet që aq sa është humbja ekonomike nga goditja e virusit, aq duhet të ishte dhe stimuli fiskal që qeveria duhet ti japë ekonomisë së vet.

Beqiraj theksoi se që të kemi mundësi të përballojmë këtë goditje nga virusi, duhet që stimuli fiskal të jetë i njëjtë me humbjen që ka pësuar ekonomia.

Si veproi qeveria Rama me masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit?

Unë mendoj se ky ka qenë një këmbim i vështirë për qeverinë midis mungesës dhe kapaciteteve mjekësore. Aty është shumë e qartë vendimarrja që ka marrë qeveria Rama, kurba e kuqe është mënyra si shpërndahet virusi nëse nuk do të ketë masa parandaluese. Kuptohet këtë strategji e kanë ndjekur vende që kanë pasur sistem shëndetësor solid, që nga mundësia për të testuar, por edhe për të njohur profilin individual të popullatës. Në këto kushte aty është një vijë që tregon kapacitetin shëndetësor të një vendi që sa më i ulët të jetë aq më shumë duhet të marrë masa që të parandalojë shpërndarjen e virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco