Ademi: Në Spitalin e Pukës 7 veta personel mjekësor në karantinë, në Shkodër shumë pak testime

Ademi: Në Spitalin e Pukës 7 veta personel mjekësor në karantinë, në Shkodër shumë pak testime

21:44, 26/03/2020

Për kryetaren e Bashkisë Shkodër në këtë qytet po bëhesh një numër i vogël testimesh në lidhje me koronavirusin.
Në një lidhje me skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ajo tha se në spitalin e Pukës ndërkohë janë 7 persona personel mjekësor që janë karantinuar.

Ademi: Disa mjekë, staf mjekësor, 7 prej tyre në spitalin e Pukës janë karantinuar, ndërkohë kanë filluar të bëhen analizat edhe për një staf tjetër mjekësor edhe në Shkodër. Fatmirësisht, nga analizat e djeshme, stafi mjekësor në urgjencën e Shkodrës, rezultuan negativë. 

Por nga ana tjetër shqetësimi është shumë  i madh. Çdo staf mjekësor në çdo qendër shëndetësore nuk kanë mjetet e mjaftueshme. 
Ka një numër shumë të vogël të testimeve në territorin e Shkodrës. E them këtë sepse mendoj se 30 veta për qarkun e Shkodrës janë. Janë 30 raste për të cilat janë bërë analiza. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco