Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Boçi: Biznesi i mashtruar nga plani financiar i Ramës, nuk u jepet asnjë ndihmë nga qeveria

Boçi: Biznesi i mashtruar nga plani financiar i Ramës, nuk u jepet asnjë ndihmë nga qeveria

21:25, 26/03/2020
A+ Aa A-
Ish-deputeti demokrat, Luciano Boçi, shkruan se biznesi ndihet i mashtruar nga plani financiar i Ramës.
'Megjithëse disa herë Basha i ka kërkuar detajimin e planit financiar për përballimin e situatës, Rama ende nuk e ka bërë.
Jo se ka punë dhe s’ka mundur, por sepse nuk do e kërkon të mashtrojë, siç ka bërë përgjatë këtyre viteve, sipas parimit “të lugës së zbrazur”.
Të mashtruarit e parë të tij janë bizneset.
Ato jo vetëm që nuk kanë mundur sot të shtyjnë tre muaj, sipas premtimit të Ramës, shlyerjen e kredive, por dhe nuk i jepet as ndihmë financiare nga shteti e as kredi nga bankat për pagat e punonjësve.
Bankat kanë mbyllur një sy dhe shurdhuar një vesh dhe i vërdallisin sipas dëshirës.
Nuk mjafton kjo. Tani i është sulur vetë shteti, sepse shteti me urdhër të Ramës i ka mbyllur dhe shurdhuar të dy.
Pavarësisht se Rama në daljen prezantuese në 19 Mars, premtoi shtyrje të bilanceve të firmave deri në 1 Qershor (min. 24 e 31 sek.), ajo që ndodh sot është e turpshme.
Bizneseve u kërkohet, shpesh me dhunë verbale të dorëzojnë brenda 31 Marsit, pasqyrat financiare dhe deklaratat e tatimit mbi fitimin, duke i detyruar kështu të deklarojnë bilancet.
Komunikimi i mëposhtëm, midis autoriteteve financiare dhe bizneseve e dëshmon qartë një gjë të tillë.
Kjo është një pjesë e mashtrimeve që Rama prodhon çdo ditë.
Bizneset nuk mund të shtrydhen sot me dhunë, për t’i ngordhur nesër, për shkak se Rama kërkon të nginjë klientët oligarkë, të cilët i paguan një më një dhe pa vonesë dhe për shkak të bërjes rrush e kumbulla të parave të shqiptarëve për luksin e shfrenuar që e rrethon sot atë dhe shpurën e tij.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco