Rama njoftim të rëndësishëm për shqiptarët e bllokuar nëpër botë

Rama njoftim të rëndësishëm për shqiptarët e bllokuar nëpër botë

20:49, 26/03/2020

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin telefonik me qytetarët, duke i ftuar këta të fundit të shprehin shqetësimet e tyre në platformën "Shqipëriaqëduam.al".

Por kreu i qeverisë pati një njoftim të rëndësishëm edhe për të gjithë ata persona që kanë mbetur jashtë Shqipërisë për shkak të mbylljes së kufijve.

Sipas tij, po bëhen disa procedura dhe akordime së bashku me Presidencën dhe Ministrinë e Jashtme që ata të kthehen.

“Edhe dje me presidentin e kemi ndarë këtë shqetësim për sa u përket personave që janë jashtë vendit. Me ministrinë e Jashtme gjithashtu. Aktualisht janë të identifikuar dhe të listuar si rezultat i anekses 1379 shtetas dhe 2163 të raportuar. Kush ndjek këtë komunikim të identifikohet nëpërmjet platformës. Mos u ankoni për ambasadat se janë duke u marrë me këtë punë. Përdorni kanalin e urgjencës. Në të gjithë temat që ndoqa ka një numër të konsiderueshëm që janë shqetësime që vijnë nga ata që janë matanë kufijve dhe kërkojnë të kthehen. Numri më i madh është në Itali.

Por Italia kishte kusht për të bërë testime dhe për të nxjerrë jashtë të huajt Jemi gati të përgatisim edhe tërheqjen e tyre ne Itali, 341 persona janë në Kroaci që mund të vijnë në rrugë automobilistike po ashtu. Kroacia nuk është shumë larg. Ka edhe një sërë vendesh të tjera me numra amë të vegjël. Ne i shohim si njerëz të familjes që duhet të kthehen. Janë bërë edhe shumë zgjidhje. Kemi marrë 52 nga Spanja,  114 nga Greqia, 110 nga Rumania, 45 Bullgaria, 22 nga Franca, 33 Emiratet e Bashkuara dhe kështu me radhë”", u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco