Shqiptarët e mbetur në Britani, ja çfarë do të ndodhë me ta

Shqiptarët e mbetur në Britani, ja çfarë do të ndodhë me ta

19:37, 26/03/2020
A+ Aa A-
Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se shqiptarët e mbetur në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të mbylljes së kufijve dhe anulimit të fluturimeve, do t’u zgjatet viza.
Sipas Ministrisë të Jashtme, kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.
Njoftimi:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë
Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar
-Qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19, do t’ju zgjatet viza.
-Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.
Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.
-Secili qytetar që ndodhet në këtë situatë  duhet të kontaktojë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës CIH@homeoffice.gov.uk, për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco