Basha: Plotësimi i 15 kushteve do të sjellë forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritje të mirëqenies

Basha: Plotësimi i 15 kushteve do të sjellë forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritje të mirëqenies

19:19, 26/03/2020
A+ Aa A-

Në një komunikim me qytetarët nga selia e PD, kryetari i saj Lulizm Basha zbardhi bisedën që zhvilloi ditën e sotme me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësisë të Mirë në BE, Oliver Varhelyi.

Basha thekson se e falënderoi zyrtarin e lartë të BE-së për ndihmën që i akorduan Shqipërisë për të përballuar pasojat e Koronavirusi, ndërsa shtoi se, i kërkoi mundësinë e rialokimit të fondeve brenda instrumentit të paraaderimit, që njihet si IPA, në drejtim të tre prioriteteve kryesore.

Sa i përket 15 kushteve të vendosura ndaj Shqipërisë për çeljen e negociatave, lideri i opozitës u shpreh se, plotësimi i 15 tyree do të sjellë forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritje të mirëqenies.

Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike:

Të dashur bashkëqytetarë!

Sapo përfundova një video-konferencë me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi.
E falenderova atë dhe Bashkimin Europian për shprehjen e vullnetit pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë, pas përmbushjes së 15 kushteve. E garantova se opozita, Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të kontribuar për plotësimin e këtyre kushteve.

Plotësimi i 15 kushteve dhe zbatimi i reformave të nevojshme për këtë, do të sjellin jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike për çdo familje shqiptare. 

Komisionerin dhe Bashkimin Europian i falenderova edhe për ndihmën që i akorduan Shqipërisë për të përballuar pasojat e koronavirusit, dhe i kërkova të shohin çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë, pasi përveç pamundësisë për plotësimin e nevojave në shëndetësi, Shqipëria është një vend me nivel të lartë varfërie dhe e ka të domosdoshme mbështetjen për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe për ekonominë. 

I kërkova, po kështu, edhe mundësinë e rialokimit të fondeve brenda instrumentit të paraaderimit, që njihet si IPA, në drejtim të tre prioriteteve kryesore: 

1. Mbështetje për shëndetësinë.

2. Mbështetje sociale për njerëzit në nevojë.

3. Mbështetje për biznesin dhe ekonominë shqiptare. 

Po kështu i kërkova komisionerit të bëjnë gjithçka për të na ndihmuar edhe me instrumentet e tjera në dispozicion të Bashkimit Europian, si Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. 

Të dashur bashkëqytetarë! Nuk jemi vetëm.  Pavarësisht ditëve të vështira që po kalojmë, të jeni besimplotë se ditë më të mira do të vijnë për ju, për familjet tuaja dhe për Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari26/03/2020 20:55

E VESHTIRE ESHTE QE KETO 15 KUSHTE T'I PLOTESOJNE ATA QE KANE KONTRIBUAR NDER VITE ME RADHE, KUSH ME PAK E KUSH ME SHUME, NE KETE SITUATE SKANDALOZE DHE KATASTROFIKE PER DEMOKRACINE, DEGRADIMIN E SHTETIT LIGJOR, RRENIMIN EKONOMIK DHE DEGRADIMIN SISTEMIT ARSIMOR DHE TE GJITHE SHOQERISE SHQIPTARE! JEMI I VETMI POPULL QE GJITHMONE BESOJME DHE SHPRESOJME TE NA SHPETOJNE VETEM ATA QE NA RRENUAN, PO ATA QE NA MBYTEN E NA GROPOSEN PER VITE ME RADHE! ATA POLITIKANE QE KANE DESHTUAR DISA HERE, QE NA VODHEN E PLACKITEN PER VITE ME RADHE, PO ATA JANE PERSERI QE NA PREMTOJNE TE NA RREGULLOJNE SA HERE QE KA ZGJEDHJE!!!! EH CFARE POPULLI QE JEMI!!!! LUM SI KETA POLITIKANE PER POPULLIN QE KANE!!!!

Shto koment

Denonco