Degjeneron mbledhja e LDK/ Nxjerrin zvarrë Vjosa Osmanin e Donika Gervallën...

Degjeneron mbledhja e LDK/ Nxjerrin zvarrë Vjosa Osmanin e Donika Gervallën...

19:07, 26/03/2020
A+ Aa A-

Me rrëzimin e qeverisë Kurti një ditë më parë, Kosova u fut sërish në një tjetër spirale të panjohur, megjithëse shqetësimi i vetëm duhej të ishte lufta kundër Coronavirusit.

Pas shkarkimit të ministrit të brendshëm Agim Veliu, LDK e drejtuar nga Isa Mustafa gjeti pretekstin për të prishur koalicionin me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen duke marrë mbi supe jo vetëm të ardhmen e vendit por edhe shumëp kritika nga qytetarët por edhe nga politikania që e risolli LDK-në në pushtet, Vjosa Osmani.

Në fjalën e saj të djeshme, nga foltorja e Parlamentit, Osmani u shpreh ndër të tjera se, “Ky është një fjalim që asnjëherë nuk do të doja ta mbaja sepse në çastin që unë po flas, Kosova po përballet me një sfidë të madhe, virusin Covid-19. Unë nuk e votoj asnjë mocion që e kthen PAN-in në qeveri”, duke shkaktuar debate edhe brenda partisë së themeluar nga presidenti historik Ibrahim Rugova.

Për qëndrimet e veta, Osmani tha se ka të drejtë morale të flasë në emër të elektoratit të LDK-së.

Për qëndrimet e saj, Osmani tha se ka të drejtë morale të flasë në emër të elektoratit të LDK-së.

“E kam të drejtën e plotë morale të flas në emër të elektoratit të LDK-së. Unë e di cila është kontrata që lidhëm me qytetarët. Ajo ka qenë jo koalicion me partitë e PAN-it. Për këtë i kam qytetarët dëshmitarë”, u shpreh Osmani.

Fjalimi i saj ishte edhe një shuplakë e fortë ndaj lidershipit të LDK-së, që prej vitesh lëviz në ujëra aspak të turbullta, ndërsa në mbledhjet e saj nuk kanë munguar grushtat apo nxjerrjet jashtë salle zvarrë.

Një gjë e tillë do ndodhte edhe në majin e 2016-ës, ku për shkak të kritikave të saj ndaj kreut të LDK, Isa Mustafa, Donika Gërvalla do të nxirrej jashtë zvarrë.

Sjellja ndaj kryetares së degës së LDK në Gjermani solli edhe atëherë edhe reagimin e Vjosa Osmanit, që në zgjedhjet e fundit në Kosovë është politikanja më e votuar nga rradhët e partisë së saj dhe jo vetëm.

Por çfarë ndodhte 20 majin e 2016-ës në LDK?

Donika Gërvalla, kryetare e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, u pengua të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që po mbahej në Prishtinë dhe madje u nxorr dhunshëm nga salla duke sjellë edhe reagimin e Vjosa Osmanit, e cila në shenjë protestë la mbledhjen.

Donika Gërvalla njihet për kritikat ndaj lidershipit aktual të LDK-së çka solli edhe përdorimin e dhunës ndaj saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi28/03/2020 11:22

Isa Bastardi Uturaku-Spiiuni i Serbis Hajduti i 3% eshte i denuar nga Zoti edhe kombi shqiptar & Hashim Bastardi Argati i Serbis jane qelbesirat e kombit shqiptar. Jane hijenat serbosllave.Zoti i ka mallkuar se jane bere si koronavirusi i shqiptareve.

Arberi26/03/2020 20:05

Plaku Mere me shkop duket nga surrati që është shkërdhatë burrë se në këtë kohë vetëm Kosovës i bëni dëm dhe mos kujtoni se kjo nuk është dorë e Serbisë por e luan me duart e këtyre spiunave të kosovës. Bravo Kosovë në kohë epidemie po hani kokat e njëri tjetrit kuptohet që ne mesin tuaj ka njerëz që e kanë shit bythën tek Vuçiç.

Titl26/03/2020 19:16

Serbin ne dere te shtepise gati ti perserisi 1998 - corona virus I ka hyre brenda .....kta bastarde kosovar qe kryesojne ate pic vend, hahen e shkelmin si qent per te vjedhur....si nuk e kuptojne qe kte here po hyri serbi ne kakavi do ndaloje, kush nga kta putanat tane do e ndaloje???? 500 vjet me mostra ky popull ....o zot mallkoji kta njeres

Shto koment

Denonco