Bashkiaku rilindas vendos postobllok në hyrje të qytetit, nuk lejon hyrjen e ....

Bashkiaku rilindas vendos postobllok në hyrje të qytetit, nuk lejon hyrjen e ....

17:44, 26/03/2020
A+ Aa A-

Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme Bashkia e Poliçanit ka ndërmarrë masa të jashtëzakonshme. Me një vendim të Këshillit Bashkiak dhe në bashkëpunim edhe me bashkinë e Skraparit, në hyrje të qytetit të Poliçanit është ngritur një postobllok në të cilin filtrohet çdo person që hyn në qytet. Çdo person që kalon në këtë postobllok, qoftë edhe ish/banorë të Poliçanit e Skraparit, nqs rezultojnë se kanë ardhur nga jashtë apo nga Tirana, nuk lejohen të jetojnë në Poliçan apo të ikin në Skrapar, deri sa të kalojë pandemia e koronavirusit. \

Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ka deklaruar se, në këtë situatë të rënduar pandemie nga frika e përhapjes së koronavirusit, qyteti i Poliçanit është më i rrezikuari sepse ka një kontigjent të tillë banorësh që kanë punuar prej 30-vjetësh në Kombinatin e Armëve dhe vuajnë nga mushkëritë e sëmundjet profesionale. "Janë 800 familje që rrezikojnë jetën nga momenti nê moment sepse janë shumë të sëmurë nga mushkëritë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme ne si bashki morëm dhe masa të jashtëzakonshme"-tha Zotkaj. 
Sipas Zotkaj,duke parë rrezikun që i kanoset qytetit nga virusi Covid-19, në Poliçan nuk do të lejohen të hyjnë persona që kthehen nga jashtë, nga Tirana apo nga qytetet e tjera,qofshin këta edhe ish/banorë të Poliçanit. Kryebashkiaku i Poliçanit,Adriatik Zotkaj, ka deklaruar se, edhe pse ky vendim nuk është pëlqyer nga Drejtoria Vendore e Policisë, që sipas tij, në Poliçan nuk ka as mjete, as postoblloqe e as efektivë të mjaftueshëm në Postën e Policisë, bashkia nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj, deri në përballimin e kësaj situate të rënduar pandemie botërore. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi26/03/2020 18:56

Po kujt I plasi trapi me shkuar ne Skrapar.

Lila26/03/2020 18:53

Shume mire e ka bere. Kete duhet te bente shteti me emigrantet qe erdhen nga Italia. Nuk duhet te kishte lejuar hyrjen e tyre ne vend. Ata sollen virusin. Erdhen nga Italia dhe u hapen si miza ne kafene e restorante. Ja ku jemi...

Titi 26/03/2020 18:06

O katunari, u bo ky lloj derri I kuq te bllokoj ate merda qytet

Shto koment

Denonco