Këshilltari i Kadri Veselit: Nuk do të ketë koalicion LDK-PDK, qëndrojmë në opozitë

Këshilltari i Kadri Veselit: Nuk do të ketë koalicion LDK-PDK, qëndrojmë në opozitë

17:20, 26/03/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje me Skype nga Prishtina, këshilltari i kryetarit të PDK, Adri Nurellari ka komentuar rrëzimin e qeverisë Kurti dje në Kuvend dhe skenaret e mundshëm që e nxjerrin Kosovën nga kriza politike ku është futur.

Sipas tij, LDK u detyrua nga sjellja e Albin Kurtit për të marrë aktin e djeshëm, ndërsa mohoi përfshirjen e presidentit Hashim Thaçi në këto ngjarje. 

“Kurti ka frikë të futet në dialog. Ka krijuar stigamizmin e njerëzve që janë futur në dialog. E dinte që dialogu është patate e nxehtë prandaj i bëri bisht duke e çuar deri aty sa dy parnerët e koalicionit të mos merreshin vesh”, thotë Nurellari.

Cili është roli i Thaçit në zgjidhjen e krizës?

“Sipas Kushtetutës, presidenti ka dy zgjidhje: 1. Vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por kjo duket e vështirë për shkak të Koronavirusit. 2. Rifillimi i mandatimit për të krijuar një qeveri të re brenda kësaj legjislature. Kurti nuk iki me 61 vota por me 82 vota duke u votuar edhe nga partnerët vetë. Është e vështirë të krijojë një qeveri të re”, u shpreh këshilltari i kreut të PDK.

Koalicion LDK-PDK?

“PDK e ka shprehur që në fillim se do të jetë parti në opozitë. Qëndrim i shprehur shumë herë nga kryetari", tha Adri Nurellari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco