Epidemia e koronavirusit/ Ja ku do të ngrihet spitali tjetër...

Epidemia e koronavirusit/ Ja ku do të ngrihet spitali tjetër...

14:10, 26/03/2020

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe i ngarkuari me menaxhimin e emergjencave Arben Ahmetaj vizituan pak minuta më parë një qendër, e cila do të shërbejë si spital për pacientët me koronavirus në rast nevoje.

Ambientet e një ish-universiteti privat në Tiranë do të kthehen në një spital COVID-19 në vend.

“NJË SPITAL I RI LUFTE, PËR TË GARANTUAR MBROJTJEN E TË SËMURËVE NË KUSHTET E ÇDO RRITJEJE TË PAPRITUR TË FORCËS SË ZJARRIT ARMIK”, shkruan Rama krah videos.

“Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në Spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët”, tha Rama.

“Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen por kanë nevojë akoma për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar. Kjo është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë struktura të tjera në spitalet publike, ndërsa ky do të shërbejë si një spital-karantinë me një organizim të asistencës bazë mjekësore”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në objektin që do të transformohet në spital karantinë në ish-universitetin jopublik Kristal, Manastirliu tha se kjo strukturë ka një kapacitet prej 100 shtretërish.

“Struktura është e adaptueshme dhe puna do të fillojë shumë shpejt për rehabilitimin. Çdo dhomë do të adaptohet konkretisht për ata të sëmurë që janë në fazë shërimi që kërkojnë një asistencë bazë mjekësore. Do të jenë rreth 100 shtretër. Është në kushte që mund të adaptohet shpejt për një strukturë rezidenciale dhe të ofrojë shërbimet bazë”, tha Manastirliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari26/03/2020 17:42

MALLKIM PER MASKARENJTE! JU ZENTE NDONJE SEMUNDJE ME E RENDE SE COVID-19! JU ZENTE NDONJE KANCER QE TE VDISNI BRENDA 5 DITEVE O ZOT I MADH! PO PSE TANI U KUJTUAT O IDIOTE!??? GODINAT E ISH-UNIVERSITET KRISTAL ATY KANE QENE PER 7 VJET BOSH, TE PA SHFRYTEZUARA! PSE NUK JANE BERE SPITALE? PSE I VODHET PARATE E POPULLIT? PO TA DONIT KETE POPULL DHE PO TE KISHIT CIPE DO TI KISHIT BERE ATO AMBJENTE NJE QENDER SPITALORE UNIVERSITARE ME MODERNEN NE BALLKAN? SOT ESHTE TEPER VONE! SOT ESHTE VETEM PROPAGANDE PASI IU KE DHENE 60 MILIONA EURO OLIGARKEVE TE TY, PREJ TE CILEVE KE MARRE 40% TE SHUMES!

Shto koment

Denonco