Tabaku: Anuloni koncensionet! Ekonomia jonë, në 15-shen që do preken më shumë

Tabaku: Anuloni koncensionet! Ekonomia jonë, në 15-shen që do preken më shumë

13:11, 26/03/2020

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një lidhje me Skype me News 24 ka bërë një parashkim aspak të mirë për ekonominë në kohën e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Ajo thotë se paketa e ndihmës së qeverisë është e pamjaftueshme, ka pikëpyetje të shumta dhe nuk i përfshin të gjitha bizneset dhe grupet sociale.

“Partia Demokratike ishte e para që bëri paketë për të dalë nga kriza, për bizneset në nevojë, familjet e ndihmës ekonomike dhe ato të prekurat nga tërmeti si dhe 500 mijë punonjësit e adminstratës. Kjo është një krizë humanitare dhe shëndetësore, që po prek ekonomitë familjare shqiptare. Ne propozuam mbështetje buxhetore për bizneset, qytetarët dhe mbështetje fiskale, por kjo nuk u mor fare parasysh. Janë mbi 100 mijë biznese që preken nga kjo krizë dhe nuk dihet ende si do ndahet ky fond edhe pagesa prej 26 mijë lekësh herë 2, për ne është shumë e vogël se bizmnesi do vazhdojë të paguajë taksa e qira, aq është vetëm minimumi për të jetuar. S’ka zgjidhje për biznesin e mesëm, asnjë zgjidhje për pensionistët, për ata që u prekën nga tërmeti. Ne propozuam një paketë me dy elementë për biznesin e vogël, e para pezullimi i pagesës së taksave. Kur je i mbyllur nuk ke si paguan taksa. Edhe taksat lokale kërkuam të mos paguheshin”,- tha ajo duke shtuar se qeveria nuk i mori parasysh.

“Paketa e qeverisë ka pikëpyetje të mëdha, nuk tregon për sa do jetë pagesa, 1 apo 2, apo 3 muaj, edhe vetë bizneset që do përfitojnë janë të paqartë”,- shtoi Tabaku.

Tabaku u shpreh se vendi që prej një viti ndodhet tashmë në recension ekonomik, ndërsa duke iu referuar një parashikimi tha se Shqipëria do të jetë në 15 vendet e para mes 122 vendeve të botës që do të preken më shumë nga efektet e pandemisë. Ajo i kërkoi qeverisë të anulojë koncensionet dhe të ndihmojë gjithashtu sektorin e turizmit dhe bujqësisë.

“Nga 122 shtete që do preken nga pandemia e koronavirusit, Shqipëria llogaritet të jetë në 15 vendet e para se kështu e kanë bërë këta ekonominë. Vendi që prej një viti është në recension, edhe BSH-ja i vuri në dukje perceptimin e bizneseve dhe individëve për të mos investuar. Turizmi dhe bujqësia janë dy sektore të tjera problematike dhe qeveria nuk ka folur fare. Duhet ofruar zgjidhje edhe për to. Kujtojmë që në Durrës turizmi u prek edhe nga tërmeti dhe deri më sot nuk kemi asnjë zgjidhje. Shifrat janë në buxhetin e shtetit, janë 120 milion euro koncesione në buxhet që paguhen e lënë shtresat në nevojë në mëshirë të fatit. Sot është dita të mendohet për gjithë shqiptarët, s’mund të ketë të preferuar në ditë virusi, në ditë fatkeqësie”,- tha ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco