Kurti: Kjo ishte një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme

Kurti: Kjo ishte një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme

12:55, 26/03/2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas votimit të mocionit në Kuvendin e Kosovës, për të rrëzuar qeverinë e tij

Nga Albin Kurti

Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.

Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.

Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.

Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

FILANTROPI DT. 27 mars 202026/03/2020 15:17

Pse ra Qeveria e Albin Kurtit në Kosovë?..E patëm thënë edhe para disa kohësh që nëse do bënte gabimet e Ramush Haradinajt do ta kishte jetën shumë të shkurtër. Dhe ja ku jemi sot as njëri dhe as tjetri vetëm politikanë nuk mund të quhen.Dipllomatë jo se jo. As njeri dhe as tjetri nuk dëgjuan këshillat e SHBA për heqjen e taksës ndaj Sërbisë. Albini me një gjuhë të foluri më të artikuluar Ramushi i zbritur nga bjeshkët me një të folur malsori që shpesh nuk i kuptoeshe se çfarë deshte të theshte. Të dy " ishët"e qeverisë kosovare u munduan ta anashkalojnë Presidentit THAÇI por ai doli më i zgjuar dhe jau futi të dyve. E treguan veten të trashë, naivë aspak të zgjuar....

Shto koment

Denonco