'Skandal: Vidhen kutitë me ndihma dhe shpërndahen me thasë plehrash!'

'Skandal: Vidhen kutitë me ndihma dhe shpërndahen me thasë plehrash!'

11:33, 26/03/2020

Denoncim me video, i publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Fb: "Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e banorit në çadër, të cilit tërmeti i shkatërroi shtëpinë!"- shkruan Berisha.

"Zoti Berisha!

Jam një qytetar i njësisë administrative Milot. Dua të denoncoj vjedhjen e hapur të ndihmave që kanë ardhur për të pastrehët në çadra, që jemi të mbyllyr në karantinë.

Me keqardhje dua të denoncoj propagandën qeveritare kundrejt realitetit që marrim. Në media dalin ushtarakë duke mbushur kuti të plota, ndërsa njesia administative Milot i shpërndan me thasë mbeturinash dhe ushqimet në total janë: Një Cola, një Sprite , dy miell, një oriz, një makaron, dy kripë edhe një Molto.

Këtë që po të nis e deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore që s’kam marrë asgjë tjetër.  Emri i qytetarit që mori këtë ndihmë quhet .... kërkojmë t’i ruhet anonimiteti se mund t’i hapin probleme për rindërtimin e shtëpisë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjushi26/03/2020 13:44

Kripe me shumice nga qeveria "kripe".

Shto koment

Denonco