CDU/CSU: Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e aftë

CDU/CSU: Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e aftë

10:41, 26/03/2020

Në një deklaratë për media, të cilën e ka Deutsche Welle, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul, si edhe dy raportuesit për Kosovën, Peter Beyer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), kërkojnë krijim sa më të shpejtë të qeverisë së re.

"Në këtë kohë të vështirë, Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e aftë për veprim dhe për vendimmarrje. Të gjithëve që janë përgjegjës në Kosovë – parlamenti, qeveria dhe presidenti – u bëhet thirrje të japin ndihmesën e tyre për qëndrueshmërinë e veprimtarisë së qeverisë. Duke vijuar punën e saj në në mënyrë konsekuente, qeveria duhet të rifitojë besimin që ka humbur kohët e fundit", thuhet ndër të tjera në deklaratë. 

Deputetët formulojnë edhe disa prioritete për qeverinë e re, siç janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vazhdimi i trajtimit të krimeve të luftës, heqjen e tarifave ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, dhe  vijimin e dialogut me Serbinë. Prej kësaj të fundit, ata kërkojnë edhe që të heqë dorë nga lobimi për mosnjohjen e Kosovës. 

"Përparësi duhet të ketë këtu luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që t’i jepet shtysë ekonomisë së vendit".

Një tjetër prioritet, sipas deputetëve gjermanë, duhet të jetë edhe "vazhdimi i trajtimit gjyqësor të krimeve të luftës, pa të cilin nuk mund të krijohet paqe e brendshme dhe asnjë bazë besimi. Këtu përfshihen sidomos Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t? Specializuar për ndjekjen penale të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës".

Beogradi të ndalë lobimin kundër Kosovës

Deputetët gjermanë kanë formuluar me këtë rast edhe pritshmërinë e tyre për uljen e tarifave: „Ne presim që tarifat për Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën të vendosura nën qeverinë Haradinaj të hiqen plotësisht dhe menjëherë.“

Po ashtu ata kërkojnë rifillimin e sa më të shpejtë të dialogut me Serbinë, por shtojnë se „kërkojmë që Beogradi të përfundojë menjëherë aktivitetet e tij kundër njohjes së Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. "Pa ndryshuar politikat e tyre në këto pika, këta dy vende do të vazhdojnë të bllokojnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Vetëm BE u ofron këtyre vendeve një perspektivë serioze dhe të përgjegjshme në të ardhmen dhe ka treguar se është gjithashtu e gatshme ta bëjë këtë", përmbyllin deklaratën politikanët e CDU/CSU-së.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Gjermanisë ishte shprehur së fundmi, nëpërmjet një deklarate të përbashkët të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, me homologun e tij francez, si edhe nëpërmjet një deklarate të ministrit gjerman të Evropës, Michael Roth, për tërheqjen e mocionit ndaj Kurtit, grupi parlamentar gjerman CDU/CSU,  parti simotra këto me LDK-në, deri tani e kishte vëzhguar ngjarjen ne heshtje. 

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ishte shprehur në një deklaratë të përbashkët me Albin Kurtin, pas bisedës së tyre të parë zyrtare, të hënën përmes telefonit, për "vijimin e dialogut nën udhëheqjen e qeverisë së Kosovës", çka mund të interpretohej se ajo do të preferonte personalitete të tjera nga ato të prillit të vitit të kaluar, që do të udhëhiqnin dialogun me Serbinë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari26/03/2020 11:57

Nuk eshte nevoja qe Beogradi te loboje per mosnjohjen apo anullimin e njohjeve te Kosoves. Ja, e bene vete politikanet vasale e spiune te Serbise brenda ne Kosove. Ja tek jane armiqte e Kosoves, Isa me shoket e vet! Me kete akt te turpshem do te kete shume shtete qe do te behen pishman per njohjet e tyre e do ti anullojne vete pa qene nevoja qe te loboje Beogradi. Ja loboi vet Isa me shoket e vet!

Shqiptari26/03/2020 11:51

O Gjermani! O SDU/CSU! Mos u mundoni kot! KOSOVA PERFUNDOI ME TURP! SHQIPTARET JANE TE VETMIT ARMIQ TE SHQIPTAREVE! SHQIPTARI PER PUSHTET SHET EDHE GRUAN EDHE FEMINE E VET! SHQIPTARI PER PUSHTET VRET EDHE VLLAUN E VET! KOSOVA ZHGENJIMI ME I MADH! ENDRRA E BUKUR KOSOVARE PERFUNDOI ME TURP! FATKEQESISHT SHQIPTAREVE GJATE GJITHE HISTORISE NUK IU KANE MUNGUAR KURRE TRADHETARET E RENEGATET E VET. PRANDAJ JEMI TE NDARE ME LEHTESI NE 5 SHTETE, SI ASKUSH NE BOTE. AH PIKA QE NUK IU BIE POLITIKANEVE! JAZEK JU QOFTE! BRAVO I QOFTE SERBISE! GJITHMONE KA PATUR SHERBETORE SHQIPTATE! DHE THONI PASTAJ QE FAJIN KOSOVES UA KA SHKJAU! FAJIN UA KA SERBIA! JU I BETE NDERIN ME TE MADH SHQIPERISE! U TURPERUAT NE SY TE TE GJITHE BOTES! KOSOVA NUK DI TE BEJ NJE QEVERI PER KOSOVEN! CFARE PO PRISNI QE SHTETET SKEPTIKE T'IU NJOHIN SI SHTET? EDHE PER HERE TE PARE QE KOSOVARET KISHIN NJE QEVERI TE SHKELQYER, E RREZUAN PO VETE. TAMAM ASHTU SIC DONTE ALEKSANDRI I SERBISE! RRINI EDHE 1 SHEKULL TJETER! SHPRESONI SE DO T'UA ZGJIDHI HALLET SHBA? JA CFARE PO BEN SHBA PER SHQIPERINE QE IA KA HAPUR E SHQYEE DYER E DRITARE, U KA NXJERR EDHE BYTHEN AMERIKANEVE DHE SHQIPERIA ESHTE COPE-COPE! SHQIPERIA DHE KOSOVA JANE NGJITUR THJESHT SI MUTI PAS KEPUCEVE TE SHBA! SHBA E PERDORIN THJESHT PER TE MBULUAR MASKARALLIQET E TYRE!

Shto koment

Denonco