Rrëzimi i qeverisë Kurti, Kusari-Lila: Historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë

Rrëzimi i qeverisë Kurti, Kusari-Lila: Historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë

10:17, 26/03/2020

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.

Ajo në një postim ka thënë se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, duke iu referuar rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit, nga aleanca mes LDK-së dhe partive të PAN-it.

Postimi i saj:

Mirëmëngjesi Kosova jonë,

Dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.
Ashtu sikur e prezentova në fjalimin tim dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimim e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore.

Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe.

Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë.
Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerzit e saj.

Të dua Kosovë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari26/03/2020 11:43

KOSOVA ZHGENJIMI ME I MADH! ENDRRA E BUKUR KOSOVARE PERFUNDOI ME TURP! FATKEQESISHT SHQIPTAREVE GJATE GJITHE HISTORISE NUK IU KANE MUNGUAR KURRE TRADHETARET E RENEGATET E VET. PRANDAJ JEMI TE NDARE ME LEHTESI NE 5 SHTETE, SI ASKUSH NE BOTE. AH PIKA QE NUK IU BIE POLITIKANEVE! JAZEK JU QOFTE! BRAVO I QOFTE SERBISE! GJITHMONE KA PATUR SHERBETORE SHQIPTATE! DHE THONI PASTAJ QE FAJIN KOSOVES UA KA SHKJAU! FAJIN UA KA SERBIA! JU I BETE NDERIN ME TE MADH SHQIPERISE! U TURPERUAT NE SY TE TE GJITHE BOTES! KOSOVA NUK DI TE BEJ NJE QEVERI PER KOSOVEN! CFARE PO PRISNI QE SHTETET SKEPTIKE T'IU NJOHIN SI SHTET? EDHE PER HERE TE PARE QE KOSOVARET KISHIN NJE QEVERI TE SHKELQYER, E RREZUAN PO VETE. TAMAM ASHTU SIC DONTE ALEKSANDRI I SERBISE! RRINI EDHE 1 SHEKULL TJETER! SHPRESONI SE DO T'UA ZGJIDHI HALLET SHBA? JA CFARE PO BEN SHBA PER SHQIPERINE QE IA KA HAPUR DYER E DRITARE, U NXJERR EDHE BYTHEN AMERIKANEVE DHE SHQIPERIA ESHTE COPE-COPE! SHQIPERIA DHE KOSOVA JANE THJESHT SI MUTI PAS KEPUCEVE TE SHBA!

Shto koment

Denonco