Kurti shkarkon Hotin/ Mustafa: Nuk i tërheqim ministrat

Kurti shkarkon Hotin/ Mustafa: Nuk i tërheqim ministrat

10:04, 26/03/2020

Pas miratimit në Kuvend të mocionit të mosbesimit ndaj qeveri së formuar nga Vetëvendosje dhe LDK, kryeministri në detyrë, Albin Kurti vendosi të shkarkojë nga funksioni zv.kryeministrin e parë Avdullah Hoti.

Kryeministria, përmes një njoftimi për shtyp, bën me dije se Albin Kurti ka vendosur për lirimin  e Avdullah Hotit nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë dhe se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ky është shkarkimi i dytë që kryeministri Kurti u ka bërë anëtarëve të qeverisë nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, pas disa ditë më parë ai largoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Agim Veliu në lidhje me mosmarrëveshjet për shpalljen ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit.

Kurse Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ai nuk do t’i tërheqë ministrat e zëvendësministrat e partisë së tij nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Ai tha se megjithëse koalicioni ka rënë mbrëmë, i mbetet kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit që të vendosë nëse do të punoj me ata në kohën e pandemisë.

Këtë Mustafa e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se derisa të zgjidhet qeveria tjetër, i mbetet Kurtit të vendos se si të veproj, të punoj me minsitrat apo t’i liroj, siç bëri me zëvendëskryeministrin Hoti.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, shkruan Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco