New York Times: Koronavirusi ndihmoi në rrëzimin e qeverisë

New York Times: Koronavirusi ndihmoi në rrëzimin e qeverisë

09:57, 26/03/2020

Lajmi se një qeveri u rrëzua në parlament, në kohën kur e gjithë bota e ka mendjen te koronavirusi, nuk ka kaluar pa u pasqyruar në mediat e mëdha të botës.

New York Times, gazeta e madhe amerikane, shkruan se ‘Koronavirusi ndihmoi në rrëzimin e qeverisë së Kosovës, me një ndihmë të vogël edhe nga SHBA’.

Në shkrim thuhet se kriza e koronavirusit kontribuoi për herë të prë në rrëzimin e një qeverie kombëtare të mërkurën.

Më tej shkrimi thekson se deputetët rrëzuan koalicionin qeverisës pas një mosmarrëveshje politike, të ndërlidhur pjesërisht me pandeminë.

Ndërkohë edhe të tjera media të mëdha kanë raportuar për këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco