‘Do e quaja grip’, ‘mezi po e pres koronavirusin’/ Deklaratat e shkurtit

‘Do e quaja grip’, ‘mezi po e pres koronavirusin’/ Deklaratat e shkurtit

09:43, 26/03/2020

Sot të gjithë janë të alarmuar për shkak të koronavirusit. Por nuk ishte kështu në shkurt, kur jo vetëm kryeministri, por edhe zyrtarë të shëndetësisë deklaronin me qetësi se vendi ka një rrezik shumë të vogël nga koronavirusi.

Madje në shkurt, pati deklarata edhe më të forta.

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka, e ftuar në studion e Report TV, ka folur lidhur me koronavirusin. Beruka tha se autoritetet kanë marrë të gjitha masat për t’u përballur me virusin vdekjeprurës. Ajo shkoi deri aty sa tha se vetë personalisht si mjeke mezi po e pret rastin e parë të prekur me koronavirus në Shqipëri, për të treguar edhe gatishmërinë e ekipeve të posaçme mjekësore.

“E para do të kuptojnë njerëzit profesionistë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2% . Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi,” tha ajo më 26 shkurt.

Kurse Tritan Kalo, më 1 shkurt, një një intervistë për News24, ai do e quante koronavirusin një grip të zakonshëm.

“Grip po e quaj këtë pasi nuk ka një vdekshmëri shumë të lartë. Shifrat flasin për 12 mijë të prekur, në Europë vetëm 17 raste. Gjatë kohës së SARS-it ka pasur 4 në Itali, 1 në Rumani dhe asnjë s’vdiq", tha Kalo.

Erdhi marsi dhe situata ndryshoi komplet. Tani koronavirusi është fjala kryesore e ditës dhe retorika ka marrë tone luftarake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo Bna26/03/2020 10:53

Aparatura e identifikimit të idiotëve=Rilindje e PS

Mondi26/03/2020 10:23

Kjo cope mishi ka syze dhe dy sy.

Elvi 26/03/2020 10:05

Ku eshte kjo lopa idiote se spo e shoh me , ku esht fut? Si ka mundesi shume gjera te sektoreve te rendesishem drejtohen nga super idiote te ligj.si mund te thuash mezi po e pres kur spitalet tona jane si te Sudanit a ku di une .pse bejne lojen e kryeministrit dhe e degjeneeojne veten ne kte fare mase.njerez pa dinjitet

Shto koment

Denonco