Turma tek minibashkitë e Tiranës, Prof. Kalo në alarm: A ka Polici bashkiake apo jo?!

Turma tek minibashkitë e Tiranës, Prof. Kalo në alarm: A ka Polici bashkiake apo jo?!

08:32, 26/03/2020

Prof. Dr. Tritan Kalo ka vënë alarmin dje për grumbullimin e njerkave pranë njesisë administrative 2 dhe 3 në Tiranë dhe i ka dërguar një mesazh të fortë, Policisë bashkiake, që nuk është e pranishme në këto vende. Kalo ka publikuar fotot, ku shihen njerëz të pandërgjegjshëm për rrezikun që i pret dhe shkruan:

Tritan Kalo: "Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë më 25 mars 2020, ora 12:45. Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerëzish nga dhjetëra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza” për Covid-19.

Ju lutem, më shumë respekt, më shumë dashuri e më shumë vlerësim për jetët tuaja. Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19.

Kapacitetet në burime njerëzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato nuk janë të pakufijshme kudo në botë, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ndërgjegjësohuni, sa ende jemi larg kësaj sprove. Në të kundërt do të mbërrijmë në një ditë, që askush nuk do të mundet t’ju vijë në ndihmë. Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë.

A ka Polici bashkiake të pranishme në këto njësi vendore?!

Jemi të gatshëm t’u ndihmojmë në çdo moment, por mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë.

Ju lutem!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elvi 26/03/2020 10:10

Cfar vlere ka sikur edhe 23 ore e 59 min ne shtepi nqs rri 1 min keshtu.si kuptoj fare njerezit pse jane kaq naive apo te trashe ndoshra

Shto koment

Denonco