Pipero: 72 pacientë, pavionet e Spitalit Infektiv po hyjnë në betejë

Pipero: 72 pacientë, pavionet e Spitalit Infektiv po hyjnë në betejë

08:07, 26/03/2020

Nga Dr. Pëllumb Pipero.

Si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të padukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinzar dhe ende të panjohur mirë nga shkenca mjekësore, pavionet e Spitalit Infektiv njeri pas tjetrit po hyjnë në betejë.

Këta mjekë e infermierë janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpak, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me COVID-19.

Ne sot kemi në spital 72 pacientë, secili me probleme nga të lehta deri shumë të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse ju duhet ende të qëndrojnë në shtëpi.

Ne jemi në detyrë, për t’ju shërbyer juve. Ju, të dashur qytetarë, qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin.

Së bashku do ta fitojmë këtë betejë, se lufta vazhdon.

Ne, bluzat e bardha, e kemi gjithë jetën sfidë, gjithë jetën luftë me agjentët mikrobikë, bakterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe COVOD-19.

Së bashku ia dalim, së bashku do të fitojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco