Kryeministri në detyrë Kurti shkarkon zëvendësin e tij Hoti të LDK Hoti, majtas.

Kryeministri në detyrë Kurti shkarkon zëvendësin e tij Hoti të LDK

07:12, 26/03/2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit, Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, Avdullah Hoti”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e kryeministrit.

Shkarkimi i Hotit vjen vetëm një orë pasi Kuvendi i Kosovës, votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Mocioni, që u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës – parti në koalicionin qeverisës - mori mbështetjen e 82 deputetëve, 34 votuan kundër dhe një deputet abstenoi.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u zgjodh më 3 shkurt të këtij viti, njofton Radio Evropa e Lirë.

Bie qeveria e Kosovës

Me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.

Me votimin e këtij mocioni, Qeveria Kurti mbetet në detyrë, si qeveri në dorëheqje, ndërkohë që fillojnë procedurat për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti u iniciua nga partnerja e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet edhe nga partitë opozitare.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti u zgjodh më 3 shkurt të këtij viti, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se partia e tij mbetet e hapur që Vetëvendosje të jetë pjesë e një koalicioni qeverisës, siç u shpreh ai “me bazë më të gjerë”.

"Ne mbesim të hapur dhe nëse nuk e bënë Vetëvendosje vetë qeverinë, ne mbesim të hapur që prapë ta bisedojmë me Vetëvendosjen në mënyrë që ta bëjmë një koalicion më një bazë më të gjerë të themi ku është edhe LVV-në, ku është AAK-ja, ku është edhe Nisma. Por, natyrisht që ne nuk mund të imponojmë, por duhet të jemi të hapur, sepse unë mendoj që vendit i duhet një qeveri me bazë më të gjerë sepse kemi të bëjmë më dialogun edhe me vendime që do të jenë me rendësi historike për Kosovë në të ardhmen”, tha Isa Mustafa në një bisedë për T7.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se beson që së shpejti do të konstituohen institucionet e reja të Kosovës, që sipas tij, të mos ketë boshllëk qeverisës./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini26/03/2020 09:27

Ky koqja e ka kuptuar qe nuk eshte me kryeminister? Si i tille nuk mund te marre me asnje veprim, i ka rene qeveria.

shqiptar26/03/2020 08:40

E kam përshëndetur qëndrimin opozitar kritik të Kurtit ndaj politikanëve të korruptuar, përfshi edhe kritikat e tij ndaj kryeministrit të Shqipërisë. Por më duket se me qëndrimet e tij ekstremiste të"vetëvendosjes", në fakt po imiton Edi Ramën.

t26/03/2020 08:28

Me nder hani m....tani se e keni hak.

Shto koment

Denonco