Mocioni i mosbesimit/ Bie qeveria Kurti

Mocioni i mosbesimit/ Bie qeveria Kurti

22:57, 25/03/2020

Me 81 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim në natën e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke qenë kjo Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.

Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës.

LDK-ja e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Rrezikimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas LDK-së, e shkaktoi Kryeministri Kurti, ishte një nga arsyet për mocionin.

VV’ja e Kurtit i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit 2019 me 26.2 për qind të votave, ndërsa pas saj doli LDK-ja me 24.5 për qind.

Dy subjektet nuk arritën marrëveshje për koalicion parazgjedhor, e më pas zhvilluan 4 muaj negociata, për ta formuar Qeverinë më 3 shkurt 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N26/03/2020 09:40

Plehrat u bashkuan dhe rrezuan shpresen e kosoves,sherbim me te mire serbise nuk mund ti behej,shqiptaret bashke me serbet e te tjere jo shqiptar bashke kunder kosoves.Zot ruaje kombin shqiptar nga shqipfolesit

N26/03/2020 09:40

Plehrat u bashkuan dhe rrezuan shpresen e kosoves,sherbim me te mire serbise nuk mund ti behej,shqiptaret bashke me serbet e te tjere jo shqiptar bashke kunder kosoves.Zot ruaje kombin shqiptar nga shqipfolesit

Shto koment

Denonco