Dy shembuj/ Në Turqi, shteti në shërbim të të moshuarve; në Tiranë Rama del rrugëve dhe iu bërtet

Dy shembuj/ Në Turqi, shteti në shërbim të të moshuarve; në Tiranë Rama del rrugëve dhe iu bërtet

21:21, 25/03/2020

Kryeministri Edi Rama u pa paraditen e sotme rrugëve të Tiranës, i shoqëruar nga disa truproja dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke iu bërtitur të moshuarve që kishin dalë nga banesat.

Edhe pse ishte duke shkelur vetë rregullat që reklamoi për shqiptarët për ditë me rradhë, shefi i qeverisë iu hakërrye të moshuarve duke iu qarë hallin se "ata janë më të rrezikuarit nga COVID-19".

Por si duhej të sillej kryeministri me këtë grupmoshë?

Shembulli më i mirë është videoja e mëposhtme, ku tregohet se policia dhe shteti në Turqi po u vjen në ndihmë të moshuarve.

Ndihma ndaj tyre arrin deri aty sa polici kthehet në kamarier para të moshuarit, i cili i kërkon gjithçka do për tu ushqyer.

Mos e humbisni videon e mëposhtme, duke shprehur që mos e humbasë as kryeministri ynë.../A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco