VIDEO/ Vasili, Ramës: Duhen vepra dhe jo shfaqje për përballimin e Pandemisë

VIDEO/ Vasili, Ramës: Duhen vepra dhe jo shfaqje për përballimin e Pandemisë

21:05, 25/03/2020

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një komunikimi në Facebook, shfaqet optimist sa i përket situatës me COVID-19.

Duke u nisur nga lajmet e fundit në Itali, Vasili, mjek në profesion, shprehet se kurba e infektimeve është në ulje, çka sipas tij jep shpresë.

Por nuk ka munguar edhe një reagim në adresë të kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkon të shmangë shfaqjet në publik.

“Tendenca në Itali është në ulje, të qëndrueshme. Pra mund të thuhet se, Italia nuk është në një moment kur pandemia ngjitet, por gradualisht drejt uljes së kurbës.
Në Shqipëri jemi në një faze më të hershshme. Duhen qëndrime më të qarta, më konkrete. Dhe jo show”, u shpreh Vasili, duke patur parasysh daljen sot në publik të kryeministrit Edi Rama, duke shkelur çdo masë mbrojtëse të promovuar nga vetë ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco