Kërcënimi i Ramës me prerje të dritave/ PD: Ndihma për qytetarët, detyrim ligjor pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë

Kërcënimi i Ramës me prerje të dritave/ PD: Ndihma për qytetarët, detyrim ligjor pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë

00:00, 30/11/-0001

Pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi qytetarët se, kush nuk paguan energjinë elektrike, nuk do të ketë drita, vjen reagimi i Partisë Demokratike.

Në një reagim të sajin në Facebook, ish deputetja Oriola Pampuri i kujton kreut të qeverisë se, pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë, e ka për detyrë të ndihmojë familjet në nevojë dhe jo vetëm në një situatë të tillë.

"Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të gjithë qytetarët në pamundësi ekonomike janë të mbrojtur nga Kushtetuta dhe ligji!", shkruan ndër të tjera ish-deputetja.

 

Reagimi i plotë i Oriola Pampurit:

Edi Rama i vendos njerëzit në pamundësi ekonomike mes dy zgjrdhjeve: të paguajnë energjinë elektrike ose të vdesin në të ftohtë dhe nga uria.

Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të gjithë qytetarët në pamundësi ekonomike janë të mbrojtur nga Kushtetuta dhe ligji!

Kushtetuta dhe ligji e thonë qartë: Qeveria e ka DETYRIM LIGJOR të ndihmojë më të varfërit me gjithçka ka në dorë!

Është e pafalshme kur paguan në 1 ditë 22 milionë euro për 4 kompani ndërtimi, dhe nga ana tjetër nuk siguron bukën e gojës, ujë dhe drita për ata që nuk kanë mundësi të punojnë për shkak të masave të jashtëzakonshme.

Edi Rama të mos shpërdorojë paratë me tendera korruptive dhe të panevojshëm, si këto të datës 19 Mars, por t’u vijë në ndihmë të pamundurve. E ka detyrim ligjor!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ervin25/03/2020 19:41

Ky po i jep goditjen e fundit shqiptarve , se ne buze te varrit janë. Nuk ka me shpirt zi se ky.

Askushi25/03/2020 18:56

Nuk e kuptoni qe jeni ne duar te nje perbindeshi, te nje horri...

Shto koment

Denonco