Shahini: Çfarë ndodh nëse shkolla nuk hapet më 6 prill dhe me provimet kombëtare

Shahini: Çfarë ndodh nëse shkolla nuk hapet më 6 prill dhe me provimet kombëtare

17:20, 25/03/2020
A+ Aa A-

Në video-mesazhin e radhës përmes rrjeteve sociale, përpos mbarëvajtjes së deritanishme të mësimit nga shtëpia për nxënësit e sistemit parauniversitar, Ministrja e Arsimit  Besa Shahini ka dhënë edhe një lajm për universitetet.

Sipas saj, 40 mijë studentë tashmë kanë kaluar në mësim online ndërsa pohon se mbi 1 mijë lëndë që kanë kaluar në mësim përmes kësaj [platforme.

“40 mijë studentë tashmë kanë kaluar në mësim online. Janë mbi 1 mijë lëndë që kanë kaluar në mësim online. Pedagogët po punojnë jo vetëm duke përdorur email-in apo rrjetet sociale, por edhe platformat e ndryshme që janë në dispozicion falas. Është Zoom, Google Classroom, EZtalks – janë disa nga platformat që po krijojnë edhe klasën virtuale, ku pedagogu mund të bëjë edhe biseda me studentët e vet dhe e riprodhon formatin e një klase të zakonshme”.

Ministrja Shahini u ka dhënë përgjigje edhe pyetjeve të mbërritura nga maturantët dhe nga nxënësit e klasave të nënta për sa i përket provimeve kombëtare.

“Dua të nënvizoj edhe njëherë se është shumë herët të marrim një vendim për provimet kombëtare se kur do të mbahen, nëse duhet të shtyhen, në çfarë formati do të zbatohen etj. Unë ende po shpresoj që ne do të kthehemi në bankat shkollore me 6 prill siç kemi planifikuar. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne do të marrim një vendim në lidhje me formatin e provimeve kombëtare, vështirësinë e pyetjeve, si dhe datat kur do të mbahen. Duke marrë parasysh që jemi të përkushtuar që ta mbyllim këtë vit akademik, duhet gjithsesi të planifikojmë dhe të synojmë që t’i mbajmë provimet kombëtare sivjet. Ndaj, duke parë se si po zhvillohet situata, ne po bëjmë edhe planet e ndryshme që do t’i zbatojmë pastaj në një moment të dytë kur të dimë edhe nëse do të mbahen provimet kombëtare, kur do të mbahen ato dhe me çfarë niveli të vështirësisë” , ndërsa shprehet gjithashtu se të gjithë duhet të shfrytëzojmë këtë kohë të përgatitemi sa më mirë që është e mundur për provimet kombëtare.

“Kemi modele pyetjesh për maturantët, kemi modele pyetjesh për klasën e nëntë të të gjitha lëndëve që mund të bien në këto provime dhe unë ftoj të gjithë nxënësit që të punojnë sa më shumë që është e mundur vetë, por edhe me mësuesit e tyre që të përgatiten për provimet kombëtare”, sqaron ajo.

Shahini ka adresuar edhe një pyetje (më shumë në formë ankese) të mbërritur nga prindër të ndryshëm të cilët thonë se mësuesit po i konfuzojnë nxënësit me platformat e ndryshme që po i përdorin, duke i kaluar një herë nga Google Classroom tek një platformë tjetër, duke punuar vetëm me ëhatsapp apo përmes rrjeteve të tjera sociale.

“Unë kërkoj nga prindërit që të kenë pak mirëkuptim. Mësuesit tanë kanë bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm. Brenda natës kanë kaluar nga dërrasa e zezë në punë përmes ekraneve të telefonave të tyre celularë apo edhe të laptopëve të tyre. Kështu që, e gjithë kjo punë që është bërë nga ata vetë që të eksplorojnë platformat më të mira që u mundëson atyre të punojnë sa më shumë që është e mundur me fëmijët tuaj e me nxënësit e vet (ose “një me një” ose “në formë klase”), duhet t’i mirëkuptojmë që në këtë fazë ndoshta edhe kanë kaluar nga një platformë tek tjetra. Por, duhet edhe t’i falënderojmë për gjithë punën që po e bëjnë për kapërcimin e madh që kanë bërë ata vetë duke mësuar të përdorin platforma të ndryshme që t’u vijnë në ndihmë atyre nxënësve, si dhe procesit mësimor”, përfundon mesazhin e saj Ministrja Besa Shahini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alma29/03/2020 03:20

Znj ministre E kuptoj pozicionin tuaj ne detyre dhe merakun qe keni per shkollen dhe nxenesit ,por per fat te keq me kete Pandemi Globale qe po kalon vendi yne dhe mbare bota ,sot me shum se kurre duhet te kujdesemi me shum per shendetin fizik e mendor te femijeve tane prinderve e te mesuesve. Kjo esht gjeja me kryesore e me e rendesishmja besoj per te gjithe. Me pas duhet dhe vijne obligimet per detyrat,mesimet e angazhimet e shkolles Dihet qe shpejt a me vone nxenesit e shkolles do ti kthehen perseri,dhe se gjithe jeten do te mesojne ne shkolle dhe kur ta mbarojne ate. Por ajo qe na shqeteson ne prinderve sot eshte shendeti dhe stresi qe ata kane per cka ata degjojn e po perjetojne.Jane ne nje moshe te veshtire te adoleshences po kalojne nje kohe surreale me stres e me pasigurine per te nesermen.Duke ju shtuar dhe stresi I provimeve thenie te here pas hershme provime kombetare ,detyra,mesim te shtunen etj.Mendoj,si une dhe shume prinder,qe femijet po ngarkohen si teper nga shkolla duke i lidhur me gjithe mesuesit deri tek fiskultura me detyra me shkrim ,teste e projekte ne te gjitha lendet.Me shum po corjetohen.Nuk do ishte me mire ti linit te lire te degjojne mesimet qe jep platforma juaj e Televizionit shqiptar per te perforcuar e memorizuar njohurit e mara ? Qe me thene te drejten esht shume me nivele cilesore .Le ti leme ne kete kohe me te qete. Nuk esht koha te percjellim stres e pasiguri tek femijet e tek ne prinderit , duke ju kujtuar shpesh provime Kombetare , data fillimi shkolle , mesim te shtunen etj .Ne prinderit do ishim te mendimit se ne keto kohe teper te veshtira ti leme femijet te lire dhe te ndjekin mesimet e Televizionit platformes se ministris suaj .Esht teper e mjaftueshme per ti mbajtur koherent me mesimet per cka ate kane mesuar. Mendojme qe esht kautike dhe jo produktive mesimi nga mesuesit e tyre me klasen ne faccebook apo vidio. E keni idene se si mund te zhvillohet me gjith klasen me keto metoda .A mund Tju pyes per cfar ju duhen provimet e klases se nente ? Aq me teper "Kombetare "Kur dihet qe te gjith do te vazhdojn shkollat e mesme ? Besoj se e dini shume mire Zonja ministre,se ne cfar gjendje po kalojne femijet tane dhe ne prinderit ne nje situate teje strestante.Nuk mjafton kjo por tu shtohet dhe stresi i provimeve .A nuk do ishte me mire qe kete kohe ti linit te lexojne me shume librat qe u pelqejne ? Te mesojn nje gjuhe te huaj ? Te ushtrojne talentet e tyre si kitaren , pianon ,pikturen , skulpturen ? Te bejne fiskulturen ne kushtet e shtepise ? Ata qe kane deshire e talente pse jo dhe te shkruajne ? Pra te realizojne deshirat ne keto kushte izolimi ? Pse jo te shohin film me familjen ,te ndihmojne ne familje ne gatim Te jene solidare,te marin pjese ne nje pune vullnetare duke ndihmuar komunitetin e njerezit ne nevoje ?Te ndjekin emisione qe te argetohen,por pa lene menjeane sigurisht dhe mesimet.

Alb028/03/2020 21:52

Kjo ministre eshte ende me mendje te nje adoleshenteje te pa pjekur e te pa mire edukuar, qe nuk lexon dhe degjon se cfare po ndodhe sot neper bote. Eshte kjolloj ministre qe me udheimin e saj po torturon mesuesuesit qe te cojene vidio mesimi pernxenesit e klases se vet permes llogarise se facebookut personal te mesuesit. Sot ne Angli cdo shkolle univesitet eshte i mbyllur pa afat. Mendohet qe nuk do te kete provime te hyrjes ne universitet cka do te beje pranimne universitet bazu ne progresin ne detyrat e klases. Ndersa Shqiperia me kete lloj Ministre te pa eduakuar po streson mesuesit dhe aq me shume nxenesit. Cduhet bere ne te vertete. Vetem ndihme psikologjike per nxenesit dhe mesime te hapura ne Youtube te organizuara nga qendra kombetare e provimeve ku te perfshihen mesuesit me te talentuar per te ber vidio mesimore. Keto mesime te jene te pa detyrueshme pra te lira ku nxenesit te ndjekin ne kete periudhe krize te pa pare te njerzimit.

on28/03/2020 06:22

Pershendetje! Eshte e vertete qe mesuesit po punojne pa orar por une si prind ne shtepi, i tre femijeve , po lodhem po aq sa ata . Respekt per punen e tyre

koment25/03/2020 19:59

E paafte te marre vendime.Marionete.Vendimet merr Rama. Sidomos kur thote qe universitetet kane filluar online.Mashtrim. Niveli parauniversitar komunikim mdioker i mesuesve.Informacioni qe u kerkohet nxenesve teper i renduar kur duhet te ndodhte e kunderta. Mesuesit kane frike te flasin.

FILANTROPI DT. 26 mars 202025/03/2020 19:10

znj. Ministre e Arsimit i keni mëntë apo jo. Si delni dhe thoni që mund të hapen shkollat 6 Prill . A e shikoni kurbën e ngritjes së Coronavirusit këtë javë në Shqipëri?.. Çfarë po bëni po gënjeni mijra nxënës shkollash apo studentë . Ja su hapën dot javën e parë ja do hapen më 6 prill. Po pastaj do themi më 30 prill A i shikoni shtetet e Europës që nuk lenë një datë kaq të përafërt siç bëni ju për hapjen e shkollave.Sepse znj. SHAHINI në këto momente të një PANDEMIE GLOBALE të COVI-19 askush nuk bën dot parashikime se do hapen shkollat as më dt 6 prill as më10 prill e as në fund të prillit....

Shto koment

Denonco