Fevziu degjeneron Ahmetajn: 'Mos bëj trimin dhe mos qesh, sqaro qytetarët se janë pa bukë'

Fevziu degjeneron Ahmetajn: 'Mos bëj trimin dhe mos qesh, sqaro qytetarët se janë pa bukë'

23:50, 24/03/2020
Në emisionin “Opinion”, ka patur një debat mes Blendi Fevziut dhe Arben Ahmetajt. Ministri i Koronavirusit, po fliste për personat që lobuan që Shqipëria të merrte ndihmë nga BE, ndërkohë që Fevziu e ndërpreu dhe ishte më i interesuar për paratë që do të marrin qytetarët shqiptarë, të cilët kanë mbetur pa punë.
Kjo shkaktoi një debat të ashpër mes moderatorit dhe Ministrit të Koronavirusit dhe Dëmeve nga Tërmetet.
Debati mes Fevziut dhe Ahmetajt:
Arben Ahmetaj: Mos e kalo ashtu me dorë.
Blendi Fevziu: Po ç’më duhet mua, a erdhën lekët? Se kush loboi tani, muhabet kot. Kemi sekonda më interesante se kush loboi dhe me kë loboi.
Arben Ahmetaj: Çfarë është interesante për mua, më lër ta vendos unë. Kur ta bën Saliu të njëjtën gjë, nuk ja kthen.
Blendi Fevziu: Tani, se ç’farë i kthej unë Saliut, nuk të jap përgjigje ty fare fare, more vesh apo jo?
Arben Ahmetaj: Po të kam parë.
Blendi Fevziu: Ti s’ke parë gjë hiç edhe mos bëj as trimin, as të fortin këtu, të më tregosh as Saliun dhe asnjeri tjetër. Jepi përgjigje qytetarëve aty për lekët që ke për t’i dhënë edhe mos qesh fare, sepse është situatë katastrofike. Ka qytetarë që po rrinë pa bukë.
Arben Ahmetaj: Mos më ndërprit.
Blendi Fevziu: Ta ndërpres fjalën dhe nuk të lë fare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vlora25/03/2020 15:31

Ka te drejte ki bithmuti i gjirokastres. Jetojme ne nje vend ku deliveri i pices ka 2 diploma dhe tre gjuhe te huaja dhe minisri eshte injorant . Perfundimisht ne kete shtepi publike nuk flasim dot per nder.

Sokoli25/03/2020 10:19

Shikoje ben tigrin ne miting cfar i thot angjel grekut per pjesmarrësit në miting kur ky i fundit e pyet se cfar do flasim dhe tigri ja kthen tallim bythen Keni shume te tilla per keta monstra qeveritar (qe qeverisjen dhe Shqiperin e kane per tu pasuruar) ju zotrinj gazetar Keni te verteta te tilla plot per rilindasit ,por ju per interesa miskine nuk i keni dhene dhe nuk i jepni duke kontribuar ne mbajtjen e tyre ne pushtet,pushtet qe u ka dhenë edhe juve ndonje kock ( per kete kocke jeni shitur)

Shto koment

Denonco