Tërmeti në Top Channel/ Largohen ’17 vjet investime’?

Tërmeti në Top Channel/ Largohen ’17 vjet investime’?

17:45, 24/03/2020
A+ Aa A-

Vazhdon tërmeti në Top Channel, por jo vetëm për shkak të koronavirusit.

Rënia e audiencës, sidomos e programeve informative që janë kthyer në altoparlantë qeveritarë, po shoqërohet me të tjera probleme.

Një e përditshme publikoi një mesazh të drejtorit Ben Blushi, ku paralajmërohej mbyllja e disa programeve për shkak të situatës.

Në mesazhin e fshirë më vonë thuhet se këto emisione do të pushojnë prodhimin: Dilema, E Diell, Dua, Top Show, Portokalli, Take me Out, Procesi Sportiv.

Në mesazhin e Blushit thuhet se ky kufizim kërkon një adaptim formule edhe për Open, Fiks Fare, Wake Up, Shqipëria Live, Pop Culture.

“Si do paguhen stafet artistike dhe teknike të të gjitha programeve që do pezullohen në kushte karantine? Kini parasysh se kompania prej një jave nuk po shet sepse klientët nuk reklamojnë pothuajse asgjë në kushte karantine. Pra duhet t’ju them të gjithëve të përgatisni stafet, sepse në javët që do vijnë deri në lehtësim të gjendjes së jashtëzakonshme, kompania do detyrohet të rishikojë politikën e pagave deri në anulim të një numri prej tyre,” thuhet në mesazh.

Situata bëhet e vështirë sidomos për programin ikonik të Top Channel, Portokalli.

Mbrëmjen e pardjeshme programi “Portokalli”, një ndër më të ndjekurit u transmetua në një version ndryshe, të xhiruar nga shtëpia.

Burimet thonë se aktorët janë ofruar te televizione të tjera, për të nisur një tjetër program, ndoshta me emrin ‘Mandarina’. Burimet shtojnë se më pranë një marrëveshje duket televizioni Ora. Kjo nuk do të ishte hemorragjia e parë nga ky program televiziv, por nëse ndodh tani, mund të jetë goditja fatale për të.

Portokalli nisi jetën këtu e 17 vjet më parë dhe ishte program ku u investua dhe u bazua shumë ringritja e Top Channel. Aktorët dhe producentët e shihnin shumë të lidhur Portokallinë me emrin e themeluesit të TCH, Dritan Hoxha.

Kujtojmë se vetëm para disa ditësh, një nga aktorët e mbetur në këtë program, Gaz Paja, tha se është i hapur për t’u larguar.

“Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat, sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë tek ‘Portokalli’, nëse televizoni ku jam aktualisht nuk vazhdon në linjat që kam nisur unë, shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare. Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në ‘Portokalli’, por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo”, tha ai në një intervistë në Vizion Plus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PATRIOTI DT 27 mars 202027/03/2020 00:37

E pat lajmëruar z. BERISHA para disa kohësh me anë të një letre pronaren e TCH znj HOXHA se nëse do emëronte si drejtor Ben Blushin ai shumë shpejt do ta shkatronte këtë medja prestigjoze kombëtare. Dhe sot vërtetohet katërcipërisht fjala e z. BERISHA. Njoftimi se do mbyllen mjaft emisione do shkurtohen vëndet e punës apo edhe reduktimi i rrogave na bën të mendojmë në tërë kuptimin e fjalës se kanali i TCH po shkon drejt falimentimit të qëllimshëm dhe uzurpimit të fshehtë apo më vonë dhe blerjes nga bosët e Rilindjes

Alfons Malo25/03/2020 18:43

O Gaz shal q..ty rri se te ka beguar ps ne ate rol per te share çdo dalje tenden ne porokalli vetem pd ne Mos harro se erdhe me opinga nga lushnja falr te madhit lufar paja dje po bredh me makine uper luksoze.Prandaj edhe pastrues te rrih aty se do te jesh prap mire.Se je bere edhe nje çik i pa pelqyeshem me thene te verteten se mund te jesh edhe ti shkak i renies se auhjence me te njejtin avaz sot e 17 vjet nje program unik vetem duke dhare pd

Kuti25/03/2020 15:04

Ti mund te shkosh kudo, po te marrin o evgjit i vogel!

Kuti25/03/2020 15:03

Ti mund te shkosh kudo, po te marrin o evgjit i vogel!

Dibrz24/03/2020 19:34

Denisi she Albani BL e Rame K.

Profesori 24/03/2020 19:07

Me vjen te peshtire kur lexoj cfare ka deklaruar ky qyfyrexhi. D.m.th. ky nuk e nderton punen e tij sipas kontratave te bazuara ne ligjet e shtetit , por ne pazare te fshehta( ose jo) , per t' i sherbyer dovletit, te pandershmes, jo per te vazhduar nje mision , sic eshte ne te vertete arti dhe sic duhet te jene artistet, por per te vazhduar nje " pandemi" : sherbetore te interesave te ulta okulte , te liga. Sa turp per nje njeri qe i thote vetes njeri i artit.

Edlir Rameta24/03/2020 18:32

Ben Blushi e shkateroi TCH. Ne fillim bleu Lori cafe dhe tani qellimisht po bankroton TCH.Sa keq. Ben Blushi ka marveshje te fshehte me Samir Manen dhe Ed Ramen per shkaterimin e TCH.Dinastia e TCH u shkermoqe si kala prej rere nga Ben Pushti.

Shto koment

Denonco