Zyrtare: 19 raste të reja me koronavirus dhe 10 të shëruar

Zyrtare: 19 raste të reja me koronavirus dhe 10 të shëruar

11:02, 24/03/2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për 19 raste të reja me infektim nga COVID-19, që e çoi në 123 numrin e rasteve në Shqipëri. Por lajmi i mirë është se 10 prej tyre shëruar.

Znj.Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se "lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë".

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco