Basha publikon foton: Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme!

Basha publikon foton: Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme!

11:43, 21/03/2020
A+ Aa A-

Nga Lulzim Basha

Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme!

Natyrisht që njerëzit duhet të blejnë gjërat e domosdoshme, duhet të marrin shërbimet esenciale, ju duhet të kryejnë disa pagesa, por grumbullime si këto janë të rrezikshme. Kjo është mënyrë e sigurtë për të përhapur virusin. Të tilla grumbullime zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani.

Ndaj duhet një analizë objektive, bazuar mbi praktikat më efektive deri tani: Si mund të organizohet dhe zbatohet izolimi dhe distancimi sa më i disiplinuar dhe nga ana tjetër njerëzit të mund të marrin shërbimet jetike POR duke shmangur çdo dalje të panevojshme, radhët e gjata dhe grumbullimet masive.

Asgjë nuk është e lehtë. Por gjithçka duhet bërë që të shmangim dhe ngadalësojmë sa mundemi përhapjen e COVID 19.

Të dashur qytetarë! Qëndroni në shtëpi! Duke respektuar distancimin social, izolojmë virusin. Kështu i japim shans vetes dhe të afërmve tanë ta kalojmë me sa më pak pasoja këtë gjendje dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sihat21/03/2020 16:10

Kur eshte e rrezikeshme a detyron dot ramen te na bjere te gjitha qe duam ne shtepi ?.Edhe ne nuk.dalim jashte

Beni21/03/2020 12:23

Eshte urdheri i KM qe nuk zen karar me urdherat qe nxjerr cdo dite ndryshe pa marrre ne konsiderate pasojat. Duhet te kufizohen sa me shume levizjet me qellim evitimin e kontakteve dhe shperndarjes gripit. Ky urdheri i fundit ishte nje shembull papergjegjdhmeri nga ana e KM. Ne vend te vazhdoje te forcohen rregullat per kufizimin kjo ka sjell kontakte dhe mos respektim te distances sociale per mbrojtjen te gjithe atyre qe kane nevoje per sherbime per dy dite,deri te hanen. Ishte me mire orari i meparshem kur njerez me pak psonisin ne nje kohe me te gjate. Kjo e sotshmja ka qene kontanim i organiziar me urdher te KM me pasoja te medha ne kte situate. Ky ishte panik me urdher. Njerzit nuk duhet te vijne nen presion per te rrezikuar me urdhera te tille qe dyqanet nuk do te hapen neser se si rrjedhoje kemi grimbullime te tilla si ato sot. Lus zotin te kete dame sa me te vogla por e veshtire te mos e kemi renduar shuume situaten e perhapjes sot.

Koli21/03/2020 12:18

Kur i thua popullit do te mbyllen te gjitha dyqanet detyrimisht turme te tille do ta shikosh ne cdo treg apo market! ( ne kete rast tjeter kush i ka vene oraret jo ti Z. Basha) Dola sot per te blere buke dhe asnje dyqan nuk kishte! Hajd se sot po bej ca petulla! Te henen do shikoni turma me te medha sepse do ti sulen dyqaneve. Furat e bukes dhe supermarketet duhen te qendrojne te hapura qe te mos kete dyndje.

Toni21/03/2020 12:13

Izolimi mire per popullaten po car mutin ben me bizneset. Akoma i quan mjete fitimprurese dhe jo domosdoshmeri. Ndihmojini bizneset ne maksimum dhe lerini ne sherbim se do merni ne qafe gjith popullaten o gomere

Elvi 21/03/2020 11:57

Kte gjendje e bejne oraret qe vendosi idioti .ska pse vihen orare qe i detyrojne njerezit te dalin te gjith ne te njejten kohe.i rrofte karantina qe ka ven i placin syte .a ka njerez te tjere ky vend apo ky eshte doktor, shkencetar apo ku di un

Shto koment

Denonco