Meta: Respektoni masat, çdo sjellje e pakujdesshme mund të rezultojë fatale

Meta: Respektoni masat, çdo sjellje e pakujdesshme mund të rezultojë fatale

10:28, 21/03/2020
A+ Aa A-

Presidenti Meta mori pjesë paraditen e sotme në seancën e dhurimit të gjakut, që organizohet në ambientet e Katedrales Katolike “Shën Pali” në Tirane, në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Pasi dhuroi gjak, Meta foli për gazetarët për situatën e krijuan nga koronavirusi. Presidenti u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat.

“Qytetarët duhet të respektojnë kufizimit, pasi na mbrojnë të gjithë. Çdo sjellje e pakujdesshme mund të rezultojë fatale. Ne po e shohim se farë po ndodh në Italinë fqinjë, që është një vend shumë më i zhvilluar. Ne nuk kemi nevojë për eksperimente, por të respektohen masat. Nuk duhet të konsiderohen si privim, por si një mbrojtje e domosdoshme.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë do të ndodhë në kohën e duhur. Forcat e Ushtrisë janë në funksion të rregullit dhe disiplinës. Kjo situatë nuk mund të përballohet vetëm me mjekë, por kërkon një angazhim të të gjitha institucioneve.

Kjo është një krizë e re. Edhe udhëzimet e OBSH kanë ndryshuar dhe besoj se çdo ditë do të përmirësohet mekanizmi parandalues dhe për këtë nevojitet solidariteti i të gjithëve”, tha presidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco