Basha: Tronditëse, qeveria dha 52 milion euro tendera për miq dhe klientë këto 2 javë

Basha: Tronditëse, qeveria dha 52 milion euro tendera për miq dhe klientë këto 2 javë

10:36, 19/03/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, bëri një denoncim tronditës.

"Pas pak nga Selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë.

Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh:"

PROPOZIMI I PD

Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria tju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur.

Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj. 

Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë 
që janë të detyruar të rrinë në shtëpi:
• Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare.
•  Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.
 
Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj.

Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ti kishim heq kur qe koha tani sna pyt njeri as de19/03/2020 11:12

Ky esht realiteti

Shto koment

Denonco