Dje e quajti maskarallëk/ Sot Rama pranon një nga 8 propozimet e Bashës

Dje e quajti maskarallëk/ Sot Rama pranon një nga 8 propozimet e Bashës

15:13, 16/03/2020
A+ Aa A-

Dje kryetari i PD, Lulzim Basha, i kërkoi Qeverisë që të sigurojë mundësinë për të furnizuar me ushqime dhe ilaçe të moshuarit që jetojnë vetëm dhe që janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj menjëherë duke i quajtur propozimet e kryetarit të PD si maskarallëk.

Mirëpo, sot ka ndryshuar mendje. 

Në një postim në facebook, Rama njofton se pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me vajtje-ardhjet për shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët e tyre.

Ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë.

Të gjitha bashkitë janë në punë për planin e mbështetjes në shtëpi të pensionistëve kryefamiljarë në çdo qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco