Urbanët nuk ndalin punën/ Rama: Ndalimi nis nga mesdita

Urbanët nuk ndalin punën/ Rama: Ndalimi nis nga mesdita

09:59, 12/03/2020
A+ Aa A-

Bashkia e Tiranës njoftoi të mërkurën pezullimin e shërbimit të transportit publik. Qytetarët u informuan se duke filluar nga sot linjat do të ndërpriten për një afat të pacaktuar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mirëpo, pamjet e kapura në orën 7:00 në Kamëz dhe në hyrje të Tiranës tregojnë të kundërtën. Pavarësisht firmosjes së vendimit për ndërprerjen e transportit publik, konstatohet se disa linja urbane në kryeqytet vijojnë punën normalisht, duke mos e respektuar urdhrin për të shmangur përhapjen e COVID-19.

Kurse kryeministri Edi Rama njoftoi se ndalimi nis nga mesdita.

"NGA SOT NË MESDITË NUK KA TRANSPORT URBAN NË TIRANË dhe DURRËS. PO BËJMË GATI TRANSPORTIN E DEDIKUAR PËR MJEKËT dhe INFERMIERËT", shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco