Stafi mjekësor i Durrësit i përgjigjet Manastirliut: Duam t’i shohim analizat, pse duhet të qëndrojmë ende në karantinë?!

Stafi mjekësor i Durrësit i përgjigjet Manastirliut: Duam t’i shohim analizat, pse duhet të qëndrojmë ende në karantinë?!

20:23, 11/03/2020
A+ Aa A-

Stafi mjekësor i Spitalit të Durrësit reagon pas deklaratës së pak minutave më parë të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sipas ministres, pas vdekjes së 73-vjeçares me Coronavirus, mjekët kanë bërë analizat dhe kanë dalë negativë.

Por sipas mjekëve të Durrësit, atyre iu është kërkuar karantinimi për 14 ditë.

Stafi mjekësor kërkon përgjigje individuale për secilin prej tyre pasi edhe analizat kanë qenë individuale.

“Na mori drejtoresha na tha që nuk ka asnjë të infektuar por analizat janë bërë individuale. Përgjigjet i duam individuale të na i nisin t’i shohim. Drejtoresha na tha që do të qëndrojmë për 14 dite në karantine. Nuk do të shkojmë në pune. Pse kur nuk jemi të infektuar duhet të qëndrojmë në karantine për 14 ditë si repart? Kemi frikë për fëmijët, për jetën. Që prej ditës së djeshme jemi ngujuar dhe na thanë që duhet të bëjmë analiza shtese se mos brenda 14 ditësh mund të shfaqet”, tha një prej infermiereve për News 24.

“Dua të njoftoj se të gjitha testimet, e mjekëve dhe infermierëve kanë rezultuar negative. Kjo do të thotë se mjekët dhe infermiert kanë punuar me udhëzimet e MSH dhe të OBSH-së”, do të shprehej Manastirliu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kudreti 12/03/2020 09:07

E nderuar ministre, ju kerkoj ne emer te nji grupi te madh mjekesh te specialiteteve ne Tirane qe te mbyllen poliklinikat e specialitetteve dhe te jet ne pune vetm sherbimi baze pra qendrat e lagjeve pasi grumbulimet ketu mund te cojne ne perhapje n e mase te covid 19.

kudreti 12/03/2020 09:00

E sakte kjo,shume e sakte.

Daj Jaku11/03/2020 23:52

Manastirleshi rren si derr (dosë) sepse nuk ka bo analiza, një analizë (më e lira koreane) kushton 120 €. Kjo dosa i fut në xhep paret e analizave ndërsa personeli rri mbyllur 14 ditë, aq sa kohë virusi shfaqet vetë.

Shqiptari11/03/2020 20:33

Dy gjera jane: Nese mjeket kane dale negativ atehere i bie qe e ndjera nuk ka vdekur nga koronavirusi. Nese e ndjera ka vdekur nga koronavirusi atehere ose mjeket po mashtrohen nga ministrja dhe po u fshihet e verteta per analizat ose virusi nuk perhapet, gje qe bie ne kundershtim me te gjithe boten!!!

Shto koment

Denonco