Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Skandali i mashtrimit ndërkombëtar/ Partneri i Olsi Ramës është djali i zyrtares së lartë

Skandali i mashtrimit ndërkombëtar/ Partneri i Olsi Ramës është djali i zyrtares së lartë

18:59, 06/03/2020
A+ Aa A-

Qendra për Gazetarinë Investigative, OCCRP, e zgjeron hetimin e saj për kompaninë Milton Group, duke u fokusuar këtë herë në Shqipëri dhe në Gjeorgji.

OCCRP është pjesë e një ekipi ndërkombëtarësh gazetarësh nga 23 vende, që kanë publikuar skandalin e Milton Group, një kompani me qendër në Kiev të Ukrainës dhe me një xhiro prej 70 milionë dollarësh. Ajo operon përmes një rrjeti me callcenter në disa vende, mes tyre edhe në Shqipëri.

Këto callcenter premtojnë investime përrallore në kriptovaluta, por që rezultojnë një mashtrim i madh.

Në investigimin e radhës, OCCRP thotë se callcenter në Shqipëri është në pronësi të CTA Group dhe APA Liasion. CTA është në pronësi të APA, e cila është plotësisht në pronësi të Amant Josifit, këshilltar i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka që prej dhjetorit 2017.

Gazetarët investigative zbulojnë edhe lidhjen e Josifit me Olsi Ramën, por edhe që nëna e tij është një zyrtare e lartë.

“Josifi ka lidhje të fuqishme në Shqipëri. Ai ka qenë këshilltar zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes prej dhjetorit 2017, kur u caktua nga Olta Xhaçka, një anëtare e Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

Josifi është gjithashtu një ish-partner në biznes i vëllait të kryeministrit Ols (Olsi) Rama, me të cilin kishte në bashkëpronësi një firmë telekomunikacioni dhe telemarketingu, Pegasus Communications, derisa Josifi shiti aksionet e tij në dhjetor 2017.

Nëna e tij, Pranvera Strakosha, është një ish-gjyqtare, e cila tani është Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, një ombudsman i ngarkuar me mbrojtjen e të drejtave të zyrtarëve publikë”, thuhet në shkrim.

https://www.syri.net/kronike/320685/njerezit-qe-lidhin-olsi-ramen-me-mashtrim-financiar-nderkombetar/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vilnius08/03/2020 22:27

Amant Josifi - i biri i Pranvera Strakoshes, perfshire ne skandalin e biresimeve. Babi i Josifit ortak i Rames ne bashki, kur merrnin 20% firmave te ndertimit. Qe vite me pare kishin bere million euro. Amant Josifi - nipi i Liri Gjolikut, gjakpireses se kuvendit popullor, qe ka denuar qindra vete. Amant Josifi - nipi i Arjana Strakoshes, aktualisht nendrejtoreshe e QSUT, vene aty nga Manastirliu, me bekimin e tea Netes, Olsit dhe Edi Rames si shperblim per sherbimet qe i ka bere Netes. Hajdute e ketosterilit dhe e fondeve qeveritare per rimbursimin e seancave fiktive te dializes ne spitalin amerikan. Rrace e qelbur hajdutesh!

Vilnius08/03/2020 17:32

Amant Josifi - djali i Pranvera Strakoshes, zyrtare e PS. Babi i tij ka qene keshilltar per ndertimet kur Rama ishte kryebashkiak (kane vjedhur bashke 20%). Amant Josifi - nipi i Liri Gjolikut, sekretare ne Presidiumin e kuvendit popullor ne kohen e komunizmit, qe ka denuar qindra vete me firmen e saj Amant Josifi - nipi i Arjana Strakoshes, aktualisht nendrejtoreshe e QSUT, e vene aty nga Manastirliu, me bekimin e teta Netes, Olsit dhe Edi Rames per te vjedhur. E perfolur per skandalet e vjedhjes se fondeve te shtetit per ketosterilin dhe seancat fiktive te hemodializes ne spitalin amerikan (ceshtja ne prokurori) Rrace Hajdutesh!

kondo06/03/2020 20:36

Nena e ketij Josifit, Pranvera Strakosha(Gjoliku) eshte e bija Liri Gjolikut. Liria ka qene nje komuniste e niveleve te larta te pushtetit popullor te Enver Hoxhes dhe shoqe e ngushte e Nexhmijes, si dhe kriminele e tmerrshme e asaj kohe. Pranvera e bija ka qene gjyqtare ne regjimin monist deri ne vitin 1992. Pervec te tjerave Pranvera Strakosha u perzie me skandalin e biresimeve te femijve jetim shqipar jashte shtetit ne vitin 1991, qe nuk ishte gje tjeter vecse shitje tyre te huajve. Me ardhjen e Berishes ne pushtet ne vitin 1992 u shkarkua nga detyra dhe u ndoq penalisht per shitjen e femijve ne fjale. Por kjo u arratis ne Greqi nderkohe qe ishte e shpallur ne kerkim ne Shqiperi. Ne Grqi qendroi deri ne `97 dhe se me cfare rroi atje vetem ajo e di. Ne `97 Rexhep Mejdani e emeroi n/kryetare te gjykates Tirane megjithe skandalin e biresimeve mbi shpine dhe anetare e KLD-se. Madje kur i thane qe s`ke vjetersi ne pune per keto poste, Mejdani ia quajti se kishte punuar avokate ne Greqi. Çfare rrene?! Ne sherbim te PS dha dorheqjen nga gjykata e Tiranes ne 2006 vetem qe te mbante postin e anetares se KLD-se e perkrahur tashme nga Mojsiu. I biri tani merret me mashtrime duke vjedhur parate e shqiptareve te varfer ne bashkepunim me vellain e Edi Rames dhe Ministren e Mbrojtjes Olta Xhacken. Po cfare di Josifi per te keshilluar per punet e mbrojtjes ministren e Xhacka?? Di ndarjen e parave te fituara nga mashtrimi. Vete Xhacka eshte vajza e nje gjyqtareje te kohes se monizmit Tasha Xhackes shoqe e ngushte dhe kolege pune me Pranveren qe ne ate kohe. Sa bukur lidhen kto familjet e bllokut.!! Pra: Gjyshja Liri Xholiku pushtetare e larte komuniste dhe kriminele. Mamaja Pranvera Strakosha gjyqtare e kohes se monizmit dhe e korruptuar, si dhe sherbetore e socialisteve. Djali mashtrues dhe hajdut i parave te shqiptareve.

Shtetrrumpalle 06/03/2020 20:02

A nuk ishte kjo Gjyqtare para shume vitesh kur u akuzua si e perfshire në trafik nderkombetar te biresimit te femijeve shqiptar?

Shto koment

Denonco