A është Olsi Rama ‘Ujku i Wall Street-it’ të Shqipërisë?

A është Olsi Rama ‘Ujku i Wall Street-it’ të Shqipërisë?

18:12, 04/03/2020
A+ Aa A-

SYRI TV

Një super skandal mashtrimi që prek edhe Shqipërinë është publikuar së fundmi nga një prej gazetave më të vjetra në Suedi, ‘Dagens Nyheter’.

Sipas një investigimi, këshilltar i ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka, Amant Josifi është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që përmes platformave pirate të investimeve, gllabërojnë para përmes shërbimeve call center.

Po a fshihet vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama pas kësaj skeme ndërkombëtare mashtrimi?

E vërteta është se prej muajsh në qarqe të caktuara përflitej se Olsi Rama ndër të tjera është përfshirë indirekt në prej platformave call center më të mëdha në Shqipëri të cilat, duke i premtuar klientëve të tyre fitimeve të mëdha përmes investimeve në plaftorma financiare false, u grabisnin atyre në disa raste deri në 40 mijë euro.

Operacionet telefonike kryesisht kanë si bazë kryesisht qytetarë nga vendet e BE-së dhe pas denoncimeve të shumta sipas artikujve të publikuar nga disa media ndërkombëtare rezulton se ka nisur edhe një hetim.

Pikërisht në këtë hetim ka dalë edhe emri i Amant Josifit, i cili rezulton në regjistrin kombëtar të QKB-së si zotërues i vetëm i kompanisë Apa Liason, e cila si bazë të veprimtarisë së saj ka të gjitha shërbimet call center.

Por Amant Josifi, përveç si këshilltar i ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka, nuk është një emër i panjohur për operacioniet financiare në Shqipëri. Emri i Amant Josifit u bë publik për herë të parë gjatë vitit 2016, kur rezultoi se ai ishte ortak në një kompani të përbashkët me vëllain e kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama.

Fjala është për skandalin ku një kompani e lidhur indirekt me Olsi Ramën në pronësi të ortakut tjetër të tij, shtetasit Endri Meksi, bëri një propozim të pakërkuara për të menaxhuar skemën e rimbursimi të TVSH-së. Në vitin 2016 kjo çështje bëri bujë të madhe në median shqiptare, pasi u hodhën dyshime serioze se qeveria e Edi Ramës po i jepte në dorë vëllait të kryeministrit një tender ndërkombëtar për përzgjedhjen e një kompanie koncesionare për një periudhë 10-vjeçare, e cila do të ofronte një sistem teknologjik monitorimi dhe transmetimi të dhënash për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, TVSH.

Informacionet zbuluan se kompania që ka më shumë gjasa ta fitojë këtë tender, duke bërë dhe propozimin e pakërkuar për koncesionin, quhej M.POS Limited dhe e kishte selinë në Hong Kong. Mediat atë zbuluan se partneri lokal i M.POS Limited është një kompani shqiptare e quajtur MCN Sh.pk, pronari i së cilës, Endri Meksi, është gjithashtu ortak në një kompani tjetër të regjistruar në Tiranë me vëllain e kryeministrit, Olsi Rama.

Informacioni për përfshirjen e MCN në koncesionin e TVSH-së u mbajt sekret nga Ministria e Financave, e cila e pyetur disa herë nga BIRN ka dhënë vetëm emrin e partnerit të saj nga Hong Kong, M.POS Limited.

Lidhja e Olsi Ramës me kompaninë që po kërkonte koncesionin me një vlerë mbi 100 milion dollarë, ngriti pikëpyetje lidhur me konflikt të mundshëm interesi në qoftë se kjo kompani do të shpallej fituesi i tenderit ndërkombëtar që nuk u zhvilluar kurrë nga qeveria Shqiptare.

Po ku qëndron lidhja mes Olsi Ramës dhe Amant Josifit?

Sipas investigimeve rezulton se MCN është një kompani e teknologjisë së informacionit që operon në sektorin e telekomunikacioni, internetit dhe ueb-dizajnit. Kreu i MCN, Endri Meksi, ka dhe katër kompani të tjera të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKR. Në një nga këto kompani, e quajtur Pegasus Communications, Meksi është ortak me Olsi Ramën, vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama.

Olsi Rama zotëron 35% të aksioneve të kompanisë Pegasus Communicatios, 35% kontrollohen nga Endri Meksi, dhe pjesa e mbetur zotërohet nga Amant Josifi. SYRI TV ka siguruar edhe ekstraktin e plotë të QKB-së që konfirmon faktin se Olsi Rama dhe Amant Josifi kanë qenë bashkëortakë në kompaninë Pegasus Communications.

ImageImageImageImage

Image

‘Rilindja’ financiare e Amant Josifit

Me dështimin e skemës për të marrë në dorë tenderin ndërkombëtar të menaxhimit të TVSH-së, me shumë gjasë Olsi Rama i ka hedhur sytë nga një tjetër biznes tejet fitimprurës, i cili prej disa vitesh po gjeneron fitime kolosale ne Shqipëri e që janë pikërisht platformat online financiere.

Skema është e tillë që përmes listave të numrave kryesisht të qytetarëve që jetojnë në vendet e BE-së, telefonohen përmes nga punonjës të callcenter-it që vepron në Shqipëri dhe duke i mashtruar u ofrohet të investojnë në platforma financiare false duke i joshur për fitime kolosale, por që në fakt investitorët (në këtë rast qytetarët) thjesht humbasin para.

Amant Josifit rezulton të ketë hapur në QKB në 11 tetor të vitit 2019 kompaninë APA Liason ku rezulton të jetë i vetmi ortak me kapital fillestar 8 milionë e 750 mijë lek, ndërsa si administrator ka punësuar shtetasen Arbana Bushaj.

Deri këtu çdo gjë rezulton brenda ligjit, por problemi i Amant Josifit nis pikërisht me hetimin ndërkombëtar, i cili nuk përjashton në skandal edhe të ‘dyshuarin e përhershëm’ Olsi Rama, vëllain e kryministrit Edi Rama. Siç rezulton edhe nga të dhënat e hetimit, ai ishte një nga tre personat kyç që operonin në mashtrimin ndërkombëtar të plaformave online që vepronin për llogari të kompanisë Milton Group me qendër në Kiev të Ukrainës.

Duke përdorur logjikën e thjeshtë mund të arrihet në përfundimin se qartazi  Amant Josifi është zgjedhur për të drejtuar operacionet në Shqipëri falë paprekshmërisë për shkak të lidhjeve politike, të cilat i ka siguar duke bërë ortak në bizneset e tij Olsi Ramën sic del qartë nga aksionet e përbashkëta që ata kanë në Pegasus Communication.

Duket  se marrëdhënia e biznesit me Olsi Ramen dhe statusi këshilltar i ministres së mbrojtjes i kanë siguruar atij mundësinë për  të ‘vjedhur’ i qetë kursimet e mijëra qytetarëve, ndonëse në thyerje të plotë të ligjit për statusin e tij si këshilltar dhe më rëndë akoma për zhvillimin e një aktiviteti financiar pa pasur lejen e AMF.

Me sa duket ortakëria me Olsi Ramën ka qenë kartëvizita për të shkelur i qetë ligjin. Ose akoma më keq, Amant Josifi mund të jetë vegla me të cilën Olsi Rama rezulton të jetë ai që në filmin e njohur të Martin Scorceses njihet si ‘Ujku i Wall Street-it’, në këtë kemi të bëjmë me ‘Ujkun e Shqipërisë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jep llogari bashke me zuzaret e tu,sponsor,lo06/03/2020 13:01

Jep Llogari Ti E Shpura Jote Antikombetare! Says 60 mins ago Ka ardh koha te dalesh para popullit E-Di Ra-ma e te japesh llogari: Pse jemi pa gjykate kushtetuese? Pse ne situate emergjente jep vendime e ben ligje? Pse ke blere disa nga ashtequajtura opozite? Pse Sazanin e ktheve nga Zone ushtarake ne Zone turistike? Perse fike radaret? Pse ke avion qeveritar ,nga te vine ty keto surpriza ,kush sponsorizon dhe me c,qellim? Pse tani jep Karaburunin, kush fshihet pas kesaj afere? Pse pranon mijra te huaj me kontrate kur shqipetaret plasen per nje pune ne ndertim? Pse pranon mijra refugjate pikerisht tani kur shteti eshte cope? Tani cdo shiptar ka mijra pyetje qe pikojne gjak e padrejtesi? Kush je,kush sponsorizon e lobon per ty, kush eshte plani qe cdo dite e shohim te zbatohet? Tani nuk ke dele por mine me sahat qe pret castin ja vdekje ,ja liri!

Arberi05/03/2020 01:54

Kur erdhi rilindja ne pushtet me financimin e soros realizuan filmin per Gërdecin dhe ishte nje minus per PD, por PD po te bej filmin per fam Rama duhet te këtë shumë seri, psh Olsi Rama permendet te droga e kapur ne xibrakë, Olsi Rama permendet tek lojrat e fatit- tek manipulimet e futbollit-- tek tenderat - - dhe tani del kjo që shqiptaret duke flejt gjumë i fuska duart Olsi Rama neper xhepa, Gogolët Rama nuk paskan te ngop prandaj ore popull po vazhduat gjumin mire jua bejne. Një popull që flen gjumë e meriton të vdesë. Dhe Ramat e kanë kuptuar që ne jemi popull që të hajmë mutin dhe vazhdojnë punën këto spermatozoitët e Kristaqit.

Anonim! 05/03/2020 00:12

Po mirë, pas gjithë këtij skandali, gjithë kësaj skeme mashtrimi, a ka të arrestuar? A do bëhet një herë ligji, apo thjesht 'investigim', sa me na treguar që lajmi ose gazetaria po vepron. Fjalë ka, vepra jo.

Shqiptari04/03/2020 18:55

Llafe, llafe, letra, letra, artikuj, artikuj, hartime, denoncime gazetareske, skandale ne letra, vjedhje ne letra, por konkretisht asgje nuk ndodh, asnje i ndaluar, i arrestuar apo i denuar per vjedhjet e milarda eurove cdo vit nga gjaku, mundi dhe djersa e popullit shqiptar!!!! Keshtu tha Nano per Berishen, Berisha per Nanon, Berisha per Meten, Meta per Berishen, Meta per Ramen, Rama per Meten, Rama per berishen e Bashen. Pervec se po pasurohen per veten e tyre, asgje nuk ndodh! Po ata, po keta, po keta, po ata jane perseri ne pushtet, hyp njeri e zdryp tjetri, zdryp tjetri dhe hyp po i njejti. Thjesht nderrojne vendet duke hypur e zdrypur nga kurrizi i ketij populli hajvan, injorant, imoral, servil, hajdut, i korruptuar, pa nder dhe pa dinjitet

Shto koment

Denonco