'Një dekret, një votim dhe një betim'/ Çfarë paralajmëron zëdhënësi i presidentit

'Një dekret, një votim dhe një betim'/ Çfarë paralajmëron zëdhënësi i presidentit

17:03, 02/03/2020
A+ Aa A-

Teksa në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" vijojnë të vijnë qytetarë të shumtë, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi reagon në Facebook.

Sipas tij, në manifestimin që ai e quan të jashtëzakonshëm dhe mbarëkombëtar, do të firmoset një dekret, do të bëhet një votim dhe do të shpallet një betim.

"Motra dhe vëllezër, Mirësevini në këtë Manifestimin të jashtëzakonshëm Mbarëkombëtar, ku do të firmoset një DEKRET, do bëhet një VOTIM dhe do shpallet një BETIM!
SOT NIS PRANVERA E PANDALSHME KUQEZI", shkruan Tedi Blushi në postimin e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco