Basha dhe Kryemadhi në tubim si qytetarë/ Nuk nisen nga selitë e partive që drejtojnë

Basha dhe Kryemadhi në tubim si qytetarë/ Nuk nisen nga selitë e partive që drejtojnë

16:26, 02/03/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD dhe ajo e LSI, Monika Kryemadhi do të jenë pjesë e tubimit të sotëm të thirrur nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, por jo si politikanë, por si qytetarë të thjeshtë.

Siç raporton News 24, kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk do të dalë nga selia e PD por nga shtëpia e tij, si një qytetar i thjeshtë.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, që gjithashtu do të niset nga shtëpia e saj për të marrë pjesë në manifestimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir meta në mbrojtje të Kushtetutës.

Tubimi në fjalë pritet të nis pas pak minutash, në ora 17:00. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco