VIDEO/ Si e morën nën kontroll Edi Ramën në fillim të viteve 90-të, nëpërmjet femrave dhe veseve

VIDEO/ Si e morën nën kontroll Edi Ramën në fillim të viteve 90-të, nëpërmjet femrave dhe veseve

15:18, 02/03/2020
A+ Aa A-

Ende edhe sot e kësaj dite, vazhdon që të mbetet enigmë mënyra se si, Edi Rama, ‘papritur’ u katapultua në pushtetin e Partisë Socialiste; në fillim si ministër i Kulturës dhe më pas si kryetar Bashkie, deri sa pak vite më vonë mori nën kontroll të plotë edhe partinë.

Ajo që dimë deri më tani është se shpërthimi i karrierës së tij erdhi si pasojë e një ‘trilli’ të Fatos Nanos, i cili siç ka deklaruar edhe vetë e thirri nga katakombet e Parisit, siç ishte me thonj të pa prerë e të zinj dhe e futi në vitin 1998 direkt e në zyrën e ministrit.

Por Edi Rama ka qenë që në fillim të viteve 90-të një figurë kotraverse, jo vetëm me shkrimet e tij por edhe në politikë. Fillimisht ai u shfaq në grupin nismëtar për krijimin e Partisë Demokratike, por u përzu prej aty pas një tentative gati të dhunshme për tu infiltruar në udhëheqjen e lartë. Pas kësaj tentoi që  të krijonte një parti haluçinante e hibride, `islamo-kristiane`, por kur dështoi edhe me këtë nismë iku në Francë ku siç deklaronte edhe ish-kumbari i vetë, Nano, u morr edhe me trafik ikonash të vjedhura.

Gjithsesi, duket se Edi Rama gjithmonë e ka pasur një suport të nëndheshëm, nga e majta shqiptare dhe drejtuesit e saj në hije dhe kjo jo vetëm si i biri i baba Kristaqit dhe dajë Spiro Kolekës.

Madje një nga ish pinjollet e Bllokut diktatorial, pjesëtare e familjes së Enver Hoxhës, nusja e Sokolit, Liliana, në një intervistë të datës 15 Maj 2012 në emision opinion të Blendi Fevziut ka lëshuar një dëshmi tronditëse, sipas së cilës, Rama, që në fillim të viteve 90-të është kapur dhe marrë nën kontroll, nëpërmjet femrave dhe futjes në botën e veseve (Shih videon).

Historitë e Edi Ramës me femrat, (sikur të llogarisim vetëm ato që janë publike) tashmë dihen, kurse akuzat si një përdorues kronik i kokainës të cilat i kanë ardhur rëndom nga kundërshtarët politikë, ai kurrë nuk i ka përgënjeshtruar bindshëm.

Gjithashtu Rama nuk pranoi që me rastin e Ligjit për Dekriminalizimin, të futej edhe testi i drogës për politikanët, deputetët dhe qeveritarët. Sfidës, që të paktën ai vetë personalisht si kryeministër të bënte një test droge, asnjëherë nuk i është përgjigjur.

 Sipas Liliana Hoxhës e cila përmend në këtë intervistë përveç Ramës edhe emra të tjerë të njohur publik, Nexhmie Hoxha dhe ata që përfaqësonte ajo në fillim-vitet 90-të, i fusnin këta ‘personalitet’ në maniera femërore dhe në spiralen e veseve dhe pas kësaj i mbanin peng dhe i përdornin; ndoshta edhe sot e kësaj dite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari02/03/2020 18:46

Ai qe duhet terhequr zvarre si busti i Enver Hoxhes neper rruget e Tiranes eshte krye hajduti, krye drogaxhiu, krye pijaneci dhe krye maskarai i Shqiperise: FATOS NANO! FATOS NANO NA E SOLLI QELBESIREN NE SHQIPERI!

Askushi02/03/2020 17:19

Ish sigurimi i shtetit...marveshjet me Ramiz Alin, Sali Berishen,Fatos Nanon, Nexhmijen.....loja e ish bllokmeneve.

t02/03/2020 16:26

Ramziu dhe rilindja jane peng vetem te soros

Shto koment

Denonco