Haradinaj: Ramës i prisha planin serbomadh, tani po zbaton këshillat e Lavrovit

Haradinaj: Ramës i prisha planin serbomadh, tani po zbaton këshillat e Lavrovit

11:20, 01/03/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj reagoi pas sulmit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

"I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori," shkruan Haradinaj.

Mëngjesin e sotëm, Rama sulmoi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për të cilin shkruan: Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!

Rama shkruan më tej se Albin Kurti është në rrugën e duhur. “Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku01/03/2020 14:00

O krye*idh, emisar i paqes duhet të bëhet viktima duke i lënë bythën kasapit që ti vijë lezet? Kjo është idea jote e paqes? Pra hebrejtë duhet ti lenë edhe bythën hitlerit, në mënyrë që kasapi hitler ti "dhurojë" një çikë paqe? Mungesa e plotë e turpit është shenja e padiskutueshme e çmëndurisë totale. (Sigmund Freud)

Shqiptari01/03/2020 13:19

Ramush Haradinaj nuk eshte nje statuje e luftes, por eshte nje IKONE HERO i luftes per LIRI! Po, ku e ke idene ti o pinjoll i ndyre komunist se cfare do te thote qe te besh lufte e te feshkellej plumbi serb tek veshi. Ti do t'i kishe mbushur poturret qe ne krismen e pare!!! Ramushit i jane vrare 3 vellezer heronj ne lufte per lirine e Kosoves, ndersa vellai yt trafikon droge dhe vjedh Shqiperine!!! Ti nuk vlen as sa muti i Ramushit!

Shqiptari01/03/2020 13:13

Ky ndyresire tradhetar i kombit dhe sherbetor i bindur i Serbise, por perpiqet qe te zbatoje urdherat e ruso-serbeve per te futur percarjen dhe urrejtjen midis lidereve te pathyeshem te Kosoves. Ky qe e urren maksimalisht Albinin, tani hiqet si mbeshtetes i Albinit vetem per te realizuar detyren qe i kane ngarkuar ruso-serbet, pervec percarjes: Heqjen pa kushte te takses 100% te produkteve dhe mallrave serbe qe hyjne ne Kosove. POSHTE TRADHETARET E KOMBIT!

Shto koment

Denonco