VIDEO/ Kauza 'Mbro teatrin' çohet nga tifozët në stadiumin 'Air Albania'

VIDEO/ Kauza 'Mbro teatrin' çohet nga tifozët në stadiumin 'Air Albania'

11:31, 29/02/2020
A+ Aa A-

Duket se protestat e fuqishme që po zhvillohen për kauza të forta në vend kanë zënë vend dhe kanë përfshirë tifozët e futbollit në Shqipëri, që këto kauza i kanë shpalosur edhe në shkallët e stadiumit të ri “Air Ailbania”.

Passi kanë bërë thirrje me parulla gjigante për pjesëmarrje në Manifestimin e 2 marsit të organizuar nga Presidenti, një pjesë e tyre kanë shprehur vendosmërinë për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar sot një video me këtë shënim: “Mbro Teatrin, për të festuar fitoren e Tiranës. Sporti, Trashëgimia, Kultura, Arti, për Qytetarinë! Bashkë do të fitojmë edhe derbin e Demokracisë kundër Diktaturës, ashtu si tridhjetë vjet më parë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco