‘Gjithçka e manipuluar’/ Zbardhen detaje nga dëshmia e Henri Çilit

‘Gjithçka e manipuluar’/ Zbardhen detaje nga dëshmia e Henri Çilit

10:56, 29/02/2020
A+ Aa A-

Botuesi Henri Çili është marrë në pyetje pasditen e djeshme nga oficerët e policisë gjyqësore në Gjirokastër.

Burime nga policia thanë se Çili ka mohuar të ketë pasur dijeni për gjithçka që akuzohet nga Prokuroria.

Ky i fundit i është nënshtruar seancave pyetësore në orët e vona të pasdites së djeshme nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore në Policinë e Gjirokastrës.

Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë në 1 orë e gjysëm seancë pyetësore në ambientet e  Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se nuk ka kryer asnjë shkelje në lidhje me akuzat që i bëhen dhe se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar dhe do t'i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.

Burime nga Prokuroria e Përmetit bëjnë të ditur se Henri Çili pritet që të dalë para Gjykatës së Faktit në Përmet mesditën e së dielës.

Mbi Çilin rëndojnë veprat penale: 

Fshehja e të ardhurave’, ‘ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Mashtrimit’, ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Falsifikimi dokumenteve’ në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir29/02/2020 11:54

Henri, miku im burgu per burrat eshte. Kurr vjen momenti duhet pranuar kokelarte. Gabove, pago cmimin.

Daj Jaku29/02/2020 11:38

Po e përgatisin për ta përfshirë në nivelet e larta të politikës duke e bërë viktimë/hero. Po u fsheh "funksionari i lartë" i Gjykatës së Lartë (aty ka mbetur vetëm Dvorani i rilindjes, të gjithë të tjerët i hëngri vetingu) për arsyet e njohura botërisht, proçesi i montuar nga Edvin Rama kundër Naim Çilit shkon në kosh të plehrave. Prokuroritë janë mbushur deri në fyt me përgjime të krimeve të Rilindasve (Vanxhuxhi, Tualeti, Saje Qorri, Damiani, Ulsiu, Fatmir Geroni, Denar Gjelbiba...si dhe një batalion horrash të rrangut më të ulët në policinë (politike) të shtetit. Përgjimet u skualifikuan si prova nga një furçe e bojaxhiut kryeministër pêr gjithë kriminelët e "rilindjes", si mundet që të rimarrin vlerë kundër Naim Çilit përveçse me një furçe tjetër të bojaxhiut kryeministër.

Daj Jaku29/02/2020 11:37

Po e përgatisin për ta përfshirë në nivelet e larta të politikës duke e bërë viktimë/hero. Po u fsheh "funksionari i lartë" i Gjykatës së Lartë (aty ka mbetur vetëm Dvorani i rilindjes) për arsyet e njohura botërisht, proçesi i montuar nga Edvin Rama kundër Naim Çilit shkon në kosh të plehrave. Prokuroritë janë mbushur deri në fyt me përgjime të krimeve të Rilindasve (Vanxhuxhi, Tualeti, Saje Qorri, Damiani, Ulsiu, Fatmir Geroni, Denar Gjelbiba...si dhe një batalion horrash të rrangut më të ulët në policinë (politike) të shtetit. Përgjimet u skualifikuan si prova nga një furçe e bojaxhiut kryeministër pêr gjithë kriminelët e "rilindjes", si mundet që të rimarrin vlerë kundër Naim Çilit përveçse me një furçe tjetër të bojaxhiut kryeministër.

Shto koment

Denonco