'Kushtetuta, Bibla dhe Kur'ani ynë'/ Kapexhiu: Më 2 Mars i bashkohem tubimit të presidentit

'Kushtetuta, Bibla dhe Kur'ani ynë'/ Kapexhiu: Më 2 Mars i bashkohem tubimit të presidentit

21:58, 28/02/2020
A+ Aa A-

Bujar Kapexhiu ishte personazhi i mbrëmjes në emisionin “Oda” në Fax News me moderatore Edona Haklajn teksa gjatë intervistës janë prekur një sërë temash që kanë të bëjnë me jetën sociale, shoqërore dhe politike në vend.

Më datë 9 mars në Muzeun Kombëtar, artisti prezanton ekspozitën e tij me titull “Tre kamberë në një derë” shpjegimin e të cilit ai na e tregon gjatë intervistës, por duhet pranuar se është një gjetje tepër interesante.

Por çfarë mundohet të përcjellë ai përmes karikaturave që për njohësit e tij janë mjaft të spikatura, përcjellin mesazhe të forta dhe kanë gjithnjë një kuptim të caktuar?

“Në një moment të caktuar personazhi ka një plastikë, ka një mimikë të vecantë. Këtë e realizoj përmes aktorit, personazhet e mia unë i luaj vetë. Vendosjen e personazheve dhe kompozimin përmes kuadratit e bëj me anë të regjisurës. Pastaj hyn dhe arti i skenografit, pra të gjitha ndihmojnë njëra tjetrën.

Une merrem vetem me artin komik. Gjithmonë më ka pelqyer humori, që kur kam filluar me filmin vizatimor. Në fillim u mora si skenarist, piktor dhe regjisor. Filmi i humorit ka një gjë, do humorin brenda. Për të qënë vet skenarist vet regjisor vet aktor është e vështirë. Atëherë bëhej kështu për shkak të mungesës teknike, dhe jo për shkak të protagonizmit”.

Kapexhiu ka edhe një këshillë për aktorët e humorit që përbëjnë sot atë çfarë konsiderohet si jeta e ekranit.

“Problemi me komercialitetin është delikat. Vepra e artit duhet të ketë tre karakteristika: të jetë origjinale, të jetë cilësore dhe universale. Por, në momente te caktuara ka tentativa, ka interpretime. Arti shqiptar ka çaluar tek dramturgët dhe skenaristët, sepse kanë qenë në mungesë.

Sot ka tentativa të xhirohen filma me humor. Ka vlera interesante, por ka disa teprime. Kur thua po luaj komedi nënkupton që do dëgjosh të qeshura. Kur nuk dëgjohet e qeshura , aktorët lëshojnë batuta të tepruara jo etike, jashtë formave të bukura artistike, që i thonë pastaj me qesh me zor. Kjo nuk është artistike. Unë i kuptoj aktorët që çdo javë interpretojnë, por dhe ata do jenë të ndergjegjshëm që jo në çdo interpretim do jenë të suksesshëm. U velëm me filmat me ngjyra, por na mungon bardh e zija. Ështe e vështirë për t’u realizuar, me nuancat e grisë”, tha Kapexhiu në “Oda”.

Artisti sqaroi se me krijimet e tij tregon një qëndrim qytetar të cilin e përcjellë ashtui siç e mendon duke argumentuar pse ato kanë të bëjnë kryesisht me politikën. Në këtë kontekst ai ka treguar një konstatim të tij për politikën dhe politikanët shqiptarë.

“Nuk është revoltë, është një realitet, një qëndrim qytetar që unë e përcjell siç e mendoj. Unë me humor e përkrah, kur është e papranueshme e godas, e godas me delikatesë, që publiku ta kuptojë që ka një kritikë. Me artin tim them mendimin tim. Çdo ditë politika jonë bëhet agresive, shumë konfliktuale, dhe unë them gjithmonë; interesante kaq pak jemi dhe s’merremi vesh me njëri-tjetrin, por është një grup që është sulur.

Problemi nuk është vetëm një karrige, por disa karrige. Kur arrin një karrige dëshiron një më lart. Është e ligjshme që secili të bëjë një karrierë në jetë, të ndershme është e pranueshme, por me ndershmëri pa brryla, pa shqelma, pa intriga, pa korrupsion. Kemi emra të mirë në politikë, por ka dhe të tjerë që janë gjynaf që janë në karrige, sa dhe karrigia fillojnë t’i shtrembërohen këmbët nga inati dhe dhimbjet që është ulur ky person në atë karrige.

Më lind ideja tani për karrikaturë, disa karrige që i shesin mend njëra-tjetrës. Dhe vet karriget kanë luftën e tyre. Politika është e vështirë, por do vlerë. Ka konfliktualitet dhe arrogancë. Kam arritur në një konkluzion. Neëse mbledh një grup shqiptarësh, ejani të lavdërojmë finalin, thonë dy fjalë, kur u thua hajde se do shajmë filanin , një libër mbushet nga fillimi deri në fund”.

Kapexhiu ka treguar edhe për mënyrën se si e presin protegonistët e karikaturave të tij atë çfarë ai krijon, duke thënë se më parë të merrnin në telefon pse  e kishte bërë, ndërsa sot sipas tij, të telefonojnë pse nuk i ke bërë karikatururë.

“Dikur në diktaturë të bëje karikaturë ishte e vështirë. Në vitet e para të demokracisë pati hatërmbetje, kishin shijen e diktaturës. Politikanët tanë pastaj filluan të europianizoheshin, dhe kur kishte hatërmbetje kishte dhe ndonjë telefonatë. Sot nuk ka të tilla, madje ka hatërmbetje kur nuk e shohin veten në karikaturë. Në politikë ka dhe nga ata që i unë quaj sezonal, erdhi vera u bë deputet fryn era e vjeshtës ikën vjen tjetri. Unë nuk sajoj, nuk abuzoj, mbështetem në batutat dhe veprimet që ata bëjnë. E shikoj në këndin e humorit”.

Dy fjalë për ekspozitën e datës 9 Mars:

“Ekspozita ‘Tre kamberë në një derë’ ka përbrenda tre kryetarët e bashkisë , Rama,  Basha dhe Veliaj. Ekspozita do hapet të hënën në orën 18:00, me datë 9 mars në Muzeun Kombëtar. Ekspozitë për të qeshur me ato që kanë bërë dhe ato që nuk kanë bërë kryetarët e bashkive. Do ti ftoj të gjithë kush vjen nderon veten, kush nuk vjen do jetë i zënë me punë, dhe jo se nuk do. Më saktë braktis veten se ka mendimin për të pëgjithshmen”, tha Kapexhiu.

Ai tha se ka bërë dy-te karikatura për thirrjen e Presidentit për tubim me datë 2 Mars, ndërsa tregoi publikisht se do ti bashkohet kësaj thirrje por edhe arsyet pse e ka bërë.

“Unë kam bërë dy-tre karikatura. Është një thirrje interesante e veçantë qe nuk ka ndodhur më parë, që Presidenti të ftojë në manifestim për Kushtetutën që është bibla dhe kurani ynë. Përderisa ajo po tronditet ajo po thërrmohet, atëherë me ndershmëri me shumë pasion , dhe përgjegjësi, Presidenti kërkon që populli ta zgjidhë këtë punë. Unë bashkë me të tjerë do jemi atë ditë, dua dhe une që të mos preket Kushtetuta, dua të respektoj ftesën e Presidentit”. /Fax News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco