Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Rama e vendos Dakon në krye të Kongresit/ Tallje me SHBA dhe viktimat e tërmetit

Rama e vendos Dakon në krye të Kongresit/ Tallje me SHBA dhe viktimat e tërmetit

19:49, 28/02/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ishte kujdesur që skenografia e Kongresit socialist të përfshinte edhe çështjen e tërmetit shkatërrimtar të nëntorit të shkuar.

“Ti nuk do të jesh kurrë vetëm,” lexohej pas shpinës së Ramës.

Por çfarë ironie e madhe, pasi në krah të Edi Ramës ishte edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i akuzuar për masakrën e ndërtimeve në qytetin më të goditur nga tërmetit i vitit të shkuar.

Jo vetëm kaq. Rama e kishte ulur Dakon në krye të vendit pavarësisht se ai është shpallur ‘non grata’ në SHBA si i përfshirë në korrupsion të madh. Dako është nën hetim edhe për vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me një bandë të trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

Kjo sfidë e Edi Ramës pason komentet e tij publike se ai Dakon e ka mik. Në këtë mënyrë, Dako jo vetëm drejton PS-në e Durrësit, por ai merr vendime edhe në selinë qendrore të socialistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco