Thirrja e liderit historik të PD/ Dilni në protestë më 2 Mars. Rama po bën grusht shteti

Thirrja e liderit historik të PD/ Dilni në protestë më 2 Mars. Rama po bën grusht shteti

19:37, 28/02/2020
A+ Aa A-

Narko-diktaturat, siç e quan ish kryeministri Sali Berisha qeverisjen e Edi Ramës, ikin vetëm me revolucion demokratik.

Në një intervistë për 24-orë.info, ai shprehet i bindur se ky revolucion do të bëhet nga qytetarët e Shqipërisë dhe se kryeministri Rama do të merr ndëshkimin e merituar të historisë.

“Kjo pakënqësi e madhe që ekziston do të vlojë një ditë dhe vlimi do të përvëlojë Edi Ramën”, është shprehur në intervistë me gazetarin Xhevdet Pozhari.

Sa i përket tubimit të thirrur nga presidenti i Republikës Ilir Meta më 2 Mars, Berisha fton të gjithë shqiptarët ti bashkohen pasi sipas tij, Rama po bën grusht shteti.

“Presidenti e ka thirrur manifestimin sepse jemi para një grushti të shtetit, brenda shtetit, këto quhen grushte shteti brenda shtetit kur një pjesë e pushtetit, një degë e pushtetit, merr pushtetin e degëve tjera. Në këtë rast, faktikisht, pasi që ka marrë çdo institucion të vendit pa përjashtim, (Edi Rama) po merr edhe kompetencat e presidentit”, ka deklaruar Sali Berisha.

Sipas ish kryeministrit, çdo ditë që kalon pa protesta është humbje e madhe. /A.R, Syri.net

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco