Koronavirusi/ Basha: Qeveria të heqë dorë nga propaganda, mungojnë  pajisjet

Koronavirusi/ Basha: Qeveria të heqë dorë nga propaganda, mungojnë pajisjet

12:04, 28/02/2020
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me situatën e marrjes së masave për pandeminë e koronavirusit.

Basha shkruan në Twitter, se ‘në pjesën më të madhe të  qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore’.

Sipas kreut të PD-së duhet hequr dorë menjëherë nga propaganda, por të merren masat.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e  masave kundër përhapjes së korona virus-it në vend.

Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë.

Në pjesën më të madhe të  qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore.

Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të korona virus-it që  tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco