Rama: Luks i madh të merrem me Metën, ai ka më shumë se një shtëpi

Rama: Luks i madh të merrem me Metën, ai ka më shumë se një shtëpi

11:57, 28/02/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama shmangu komentet për tubimin e 2 marsit, të thirrur nga presidenti Ilir Meta kundër atij që e konsideron grusht shteti nga mazhoranca.

"Presidenti e ka shtëpinë, më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për shtëpitë e atyre që jetojnë në çadra, apo shtëpitë e të tjerëve me qira dhe presin të kthehen në shtëpitë e tyre. Për ata jam unë këtu, jo thjesht në këtë konferencë por në të gjitha orët e ditës sime me gjithë natën. Ua kam lënë juve çështjen e presidentit, unë nuk merrem me presidentin. Është shumë luks i madh për mua," tha Rama.

Deklaratën Rama e bëri gjatë konferencës për prezantimin e projekteve për rindërtimin pas tërmetit.

Në një konferencë ku po prezantohen projektet dhe modelet e rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri i vendet, Edi Rama deklaroi se procesi në fjalë do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura.

“Ata kanë më shumë se të tjerët domosdoshmërinë për të hyrë në një shtëpi të re. Synohet që brenda këtij viti të kemi sistemuar disa mijëra familje. Shtëpitë e para do të jenë për familjet në çadra që nuk duan të shkëputen nga tokat e tyre”, deklaroi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco