Bujar Leskaj: Nuk do të kandidoj më për kreun e KLSH

Bujar Leskaj: Nuk do të kandidoj më për kreun e KLSH

11:32, 28/02/2020
A+ Aa A-

Bujar Leskaj, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka deklaruar se nuk do të kandidojë më për kryetar të këtij institucioni.

Nga qyteti i Vlorës, ku është zhvilluar analiza vjetore e KLSH-së, Bujar Leskaj ka thënë ndër të tjera se “nuk do të rikandidoj më dhe kam dërguar kërkesën për mos kandidim. Le të nisë mazhoranca procedurat për titullarin e ri të KLSH”, është shprehur ai.

Bujar Leskaj qendron në këtë post që prej 23 dhjetorit 2011. Më parë ka qënë pedagog në Fakultetin e Ekonomisë; drejtues i Institutit të Studimeve Politike "Ismail Qemal Vlora", pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, departamenti i Financës; Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave; punonjës dhe Kryetar i Degës së Doganës, Vlorë.

Kurse në politikë:

2005 - 2009 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Përfaqësues i qytetit të Vlorës

Shtator 2005 –  mars 2007 Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit

2007 - 2009 Anëtar i Delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s;

2007 - 2009 Anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco