Rindërtimi/ Rama: Do nisim nga ata që kanë më shumë nevojë

Rindërtimi/ Rama: Do nisim nga ata që kanë më shumë nevojë

11:30, 28/02/2020
A+ Aa A-

‘Rindërtimi në territor do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi për të dalë situata e vështirë pas tërmetit’.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në konferencën për prezantimin e projekteve të rindërtimit, ku u prezantuan modelet e rindërtimit për familjet e prekura që kanë humbur shtëpinë në fshat që hyjnë në fazën e garës ndërkombëtare për kompanitë që do të ndërtojnë banesat individuale.

Rama foli për fillimin e procesit të garës ndërkombëtare për të ftuar të gjitha kompanitë e huaja apo vendase, të cilat do të përfshihen në procesin e rindërtimit duke nisur nga banesat individuale.

Ndërkohë, ai tha se ‘vazhdon puna për planet zhvillimore në zonat urbane, ku sigurisht bëhet fjalë për banesa me shumë njësi, apartamente në lagje, apo blloqe të reja banimi’.

 ‘Është realizuar gjithçka që është e nevojshme nga pikëpamja e projektimit për banesat individuale në zonën rurale dhe siç e kam thënë rindërtimi në territor do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi për të dalë nga kjo situatë e vështirë pas tërmetit, por që përveç të tjerave janë të detyruara të qëndrojnë në çadra pranë shtëpisë së rrënuar, sepse nuk mund të shkëputen nga toka, gjëja e gjallë dhe puna në fermë’, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ata e kanë dhe më urgjente se sa të tjerët domosdoshmërinë që të hyjnë në një çati të re.

 ‘Kemi një plan masiv ku synohet që brenda këtij viti të kemi sistemuar familjet që kanë humbur banesën e tyre individuale, pra të kemi ndërtuar dhe hapur dyert e disa mijëra shtëpive të reja’, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 28/02/2020 16:44

Akoma ske nis mër nona gënjeshtrës? Prit shqiptar të mbij bar, me këtë kryehajdut prisni se do ju rregulloj kur të qethen viçat. Ju lutem Mediave të hapin arkivat që kur erdhi ky në pushtet me premtime me vizatime 3D 4D 5D dhe ky kryeministër vazhdon të gënjej shqiptarët ditën me diell dhe nuk skuqet fare. Shqiptarë ooooo shqiptarë zgjohuni nga gjumi që ju ka injektuar rilindja se do vazhdoni të hani mutin e rilindjes me vite të tëra, boll hëngrët 7 vjet nuk u ngopët doni akoma? Zgjohuni ta zhdukim këtë të degjeneruar se po na mer shpirtin pjella e poshtër komuniste.

Arberi 28/02/2020 16:35

Akoma ske nis mër nona gënjeshtrës? Prit shqiptar të mbij bar, me këtë kryehajdut prisni se do ju rregulloj kur të qethen viçat.

Shto koment

Denonco